Xhamia shembull i qytetarisë

Postuar në 10 Maj, 2016 15:16
MSc. Dorina Hoxha

 

 

 “Të flasësh për fenë si institucion apo të flasësh për fenë si parim, kjo është çështja!”

Kur përmenden emra të institucioneve fetare, instiktivisht përfytyrohen parimet që ata përcjellin tek shoqëria. Ky fakt ka bërë që shpesh herë besimi si parim në vetvete, të keqinterpretohet si përjashtim kategorik i këndvështrimeve jashtë aspektit fetar.

Kundrejt besimit të parë në këndvështrimin e institucionalizuar dhe kundrejt çdo debati që vë në qendër keqinterpretimet e parimeve fetare, vullneti për të vepruar në dobi të komunitetit shndërrohet heshturazi në një udhërrëfyes qytetarie.

E kam fjalën për disa të rinj myslimanë të qytetit të Tiranës që kanë ndërmarrë një iniciativë vullnetare për pastrimin e lagjeve të qytetit me moton: “LAGJE E PASTËR, QYTET I PASTËR”.

 

“Ndryshimin duhet ta kërkosh nga vetja dhe nisur nga aty, fillo të ndryshosh shoqërinë përreth”. Nëse shemb barrierat paragjykuese tek vetja, edhe bota do t’i shembë barrierat e saj kundrejt vullnetit tënd. Një shembull i tillë është edhe zgjedhja e myslimanit të parë si kryebashkiak i Londrës, me origjinë nga Pakistani. Vullneti për të vepruar në dobi të komunitetit është gjithnjë një rrugë për të treguar se nëpërmjet shembujve të vegjël si “pika e ujit”, mund të thyhen në heshtje barrierat përjashtuese të mentaliteteve shoqërore.

Xhamia “Dine Hoxha” me në krye imamin Ahmed Kalaja, janë shembulli dhe përkrahja për çdo qytetar me vullnetin për të shërbyer në dobi të lagjes dhe qytetit ku jetojnë dhe se feja kundrejt institucionit është mbi të gjitha parim shpirtëror; është vullnet drejt së mirës pa pritur nga pushteti lokal, por me punë t’i japësh shoqërisë shembullin sensibilizues. Gjatë intervistimit, përgjegjësi i sektorit të rinisë në këtë projekt, Kleon Jaupaj, u shpreh: “Ky aksion pastrimi është një projekt vullnetar, ecuria e deritanishme e të cilit është një tregues i mirë për jetëgjatësinë e këtij projekti.”

Ahmet Kalaja.jpg

 

Përse moto “lagje pastër, qytet i pastër”?

Motoja në fjale i është përshtatur kontekstit të cilit i referohet ky aktivitet javor pastrimi, pasi për një nismë sensibilizuese ambientaliste nuk mund të ishte e përshtatshme vetëm se një moto e tillë. Të them të drejtën ka qenë pak e vështirë rënia dakord për emrin e projektit, por në fund u miratua unanimisht ky propozim që erdhi nga anëtari i këshillit te xhamisë.

Kur ka nisur aksioni i pastrimit dhe si e ka zanafillën kjo iniciativë vullnetare?

Aksioni i parë në terren i kësaj nisme është zhvilluar në 1 nëntor 2015. E diela e fundit që lamë pas, ishte aksioni javor numër 28, ndaj kemi hyrë në muajin e shtatë të këtij projekti. Ky projekt lindi si një kundërpërgjigje ndaj nivelit të lartë të ndotjes që është prezent në rrugën e Kavajës dhe jo vetëm, pastaj me kalimin e kohës mori karakter sensibilizues për komunitetin përreth.

Përse ky aksion u ndërmor nga xhamia?

Me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen: Pse pikërisht nga xhamia? Në fakt, nismat vullnetare kërkojnë mbështetje të vazhdueshme në aspektin shpirtëror, pasi është pikërisht besimi në Zot një shtysë për të qenë sa më i dobishëm për njerëzit. Ndërkohë që nëse aktivitetet e ndryshme nuk janë institucionale, atëherë do të hasin vështirësi në shumë drejtime.

dine hoxha.jpg

Çfarë përfaqësoni ju në këtë projekt?

Unë personalisht mundohem sado pak të përfaqësoj rininë studentore si aktive në të tilla fushata, ndaj ndihem i privilegjuar që më është dhënë mundësia të jem drejtuesi i këtij projekti shpresëdhënës.

Mendoni se mund të ketë impakt pozitiv tek besimtarët në xhami të tjera? Po në shoqëri?

Ne synojmë që kjo nismë të shtrihet edhe në komunitete të tjera besimtarësh, në mënyrë që të mos kufizohet vetëm në xhaminë e rrugës së Kavajës. Në kontaktet tona me besimtarët në xhami të tjera, jemi në dijeni se kanë nisur aksione të ngjashme pastrimi, ku mund të përmend: xhaminë e re të Selitës, në Tiranë, besimtarët në qytetin e Bulqizës dhe Tetovës, në treva. Së shpejti pritet të fillojnë fushata në qytetin e Elbasanit

Jemi te vetëdijshëm që për të ndikuar në shoqëri, me një projekt të tillë modest është e vështirë, megjithatë shpresojmë se nëse do të përkushtohemi ashtu siç duhet, do të ndikim të vazhdueshëm në shoqëri.

A do të ketë shtrirje të gjerë ky projekt dhe sa do të zgjasë?

Nuk mund të përcaktoj se sa do të jetë jetëgjatësia e këtij projekti, por vazhdimësia e deritanishme është një tregues i mire. I lutem Zotit që të na japë energji që të jemi sistematikë dhe të lemë gjurmë në objektivat që duam të arrijmë.

A ju ka mbështetur pushteti lokal në këtë iniciativë vullnetare?

Një aksion i veçantë u zhvillua së bashku me pothuajse 50 përfaqësuesit e minibashkisë numër 10, që iu bashkuan një të diel nismës sonë për pastrimin e lagjeve në rrugën e Kavajës.

logo.jpg

 

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

Hallall

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.