Durrës, Forumi Mysliman kundër muzeut “Nënë Tereza” pranë xhamisë: “Vendimi të rishikohet për të shmangur keqkuptimet”

Postuar në 26 Maj, 2016 12:45

Imazhi dhe emri i Nënë Terezës kanë provokuar reagime nga Forumi Mysliman në Durrës, ku muzeu që mban emrin e misionares katolike me origjinë shqiptare, është vendosur pranë xhamisë. “Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit… Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë. Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi etj.. Këto figura fetare dhe shumë të tjera, që kanë dhënë një kontribut real për Durrësin janë më afër realitetit tonë të përditshëm dhe me shërbimin e tyre i kanë shërbyer qytetarisë dhe harmonisë ndër-fetare. Normalisht ne ndjehemi të shqetësuar nga ky politizim i skajshëm që i bëhet figurës së “Nënë Terezës”, e për më tepër që kjo të ndodhi në një vakëf, pra në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. Ne ju bëjmë thirrje që të rishikoni vendimin tuaj dhe ky veprim i ndërmarrë nga vullneti juaj i mirë të mos marri keqkuptimin e publikut tonë dhe të ngjyresave negative për ju,” thuhet në deklaratën e Forumit, citon gazeta “Mapo”. Ky është ndër reagimet e rralla publike dhe zyrtare që bëhet ndaj përdorimit që politika i bën figurës së Nënë Terzës, duke tentuar të nacionalizojë një misonare, veprimtaria e së cilës kishte dimension human, por edhe frymëzim fetar. http://www.mapo.al/2016/05/revoltohen-myslimanet-ne-durres-nuk-e-duam-ne...

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Nuk shkon fare Muzeu i Nene Terezes aty tek shkallet e Xhamise se Madhe te Durresit, duket tamam si provokim i panevojshem. Figurat e tjera durrsake qe ka vene ne pah Forumi jane shume me vend per tu konsideruar per ate vend sepse qytetaret dine fare pak per ta dhe kontributet e tyre per Durresin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.