Mbyllet xhamia e Et’hem Beut
Xhamia e Et'hem Beut, e ndërtuar në vitin 1794 do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë. Për dy vjet sa mendohet të zgjasin edhe punimet objekti i kultit do të qëndrojë i mbyllur. Besimtarët janë munduar vetë të bëjnë disa rregullime, ndërsa vendi ku falen gratë është tejet i amortizuar.
Xhamia e Et'hem Beut është monument kulture i kategorisë së parë dhe së bashku me të do të restaurohen dhe 4 objekte të tjera kulti mysliman në Berat dhe Gjirokastër. Xhamia e Et’hem Beut është një xhami historike dhe mbetet një nga një nga vendet më tërheqëse për vizitorët e kryeqytetit, si për të huaj apo shqiptarë nga trojet e tjera..
Add new comment