Lajme
SHBA drejt reçesionit?
Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.
Universi i vëzhgueshëm në një imazh të vetëm
Një muzikant, Pablo Carlos Budassi, ka krijuar në një imazh të vetëm atë që konsiderohet si universi i vëzhgueshëm. Ai ka shfrytëzuar hartat logaritmike të universitetit të Princeton dhe imazhe të NASA-s. Në qendër është sistemi diellor dhe Dielli ynë, të pasuar nga Rruga e Qumështit, krahu i Perseut në galaktikën tonë, një unazë e galaktikave më të afërta si Andromeda dhe pastaj me radhë.
Pa një strategji për të frenuar radikalizmin
La Stampa, një prej gazetave prestigjoze italiane përcolli shqetësimin e shërbimeve sekrete perëndimore për kthimin e Shqipërisë në një nyje të rekrutimeve xhihadiste për llogari të Shtetit Islamik, bazuar në informacionet e marra nga Lorenzo Vidino, korrespondent i kësaj gazete në Washington.Ndonëse Shqipëria duket më e mobilizuar se Kosova e Maqedonia në luftën kundër këtij fenomeni, nuk ka treguar një strategji të qartë për të parandaluar përhapjen e islamit radikal dhe penguar xhihadizimin e një pjese të popullsisë.
E famshmja anonime, Elena Ferrante/“Kur unë shkruaj...”
Elena Ferrante. Ky është emri i artit i një novelisteje italiane e cila shkruan dhe publikon në anonimitet të plotë. “Haaretz” i kushton një shkrim dhe madje i ka shkëputur një intervistë shkrimtares që thuhet se jeton në Torino, apo për disa në Napoli. Ngjan si zakon shkrimtarësh kjo tërheqje, por për Italinë ndoshta Lampedusa mishëron një rast nga më të njohurit ku siç shprehej vetë ai “më pëlqente më shumë të rrija me gjërat sesa me njerëzit”. Ferrante përgjigjet se e vetmja gjë e saj e cila mund të ‘pushtohet me të drejtë’ janë librat që ajo ka shkruar.
Organizimi festiv për Vitin e Ri në shkolla, reagon kreu mysliman i Bashkisë së Mikit në Greqi: “Ne jemi myslimanë. Iniciativa të tilla fyejnë besimin tonë”
Kreu mysliman i një bashkie në Greqi është ankuar zyrtarisht për përdorimin e imazheve të Santa Klausit në shkolla. Bëhet fjalë për organizimet që ka bërë bashkia e Mikit në Maqedoninë Lindore dhe në Thrakë, ku jeton një popullsi me shumicë muslimane. Kryetari i Bashkisë, Tzemil Kapza, shkruan në letrën e tij se “ne shprehim fort pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë ndaj inicitivave të tilla, sepse ato fyejnë besimin tonë”.
Vetëm 18% e shqiptarëve posedojnë makinë
Trafiku rrugor është problem në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Ndonëse perceptimi është se ka shumë automjete në qarkullim dhe ndonëse makinat janë një nga faktorët kryesorë ndotës në vend, përqindja e shqiptarëve që posedojnë makinë ështe e ulët. 18% raporton "Tematv", në një kohë që numri i makinave të importuara është 20 mijë çdo vit.
Spital pa ngrohje, pacientë me ngrohëse me vete
Spitali i Librazhdit nuk ka ngrohje dhe pacientët marrin ngrohëse me vete nga shtëpia. Kështu raporton “Top-Channel” që shton se situata vijon e njëjtë prej tre vitesh. “Prej gati 3 vitesh, në Spitalin e Librazhdit nuk ka ngrohje. Pacientët mundohen të përballojnë temperaturat e ulëta të dimrit duke marrë ngrohëse me vete, por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi edhe këto ngrohëse nuk u lejohet t’i mbajnë gjatë të gjithë kohës të ndezura. Jashtë kamerave, edhe personeli shprehet se e ka shumë të vështirë të punojë në të tilla kushte, kur temperaturat janë nën zero.
Kur “Portokall(es)isë” i mbaron lëngu
Nuk do të vlenin as dy radhë për t’u shkruar, por meqenëse programet e përcjella nga një televizion si Top-Channel, ndiqen në të gjithë territorin, ato detyrimisht duhen trajtuar. Rasti i programit “Portokalli”, këtij institucioni të banalitetit mes shqiptarëve, të një humori kallp dhe prej të dehuri, është ndër më ilustruesit. Dhe një shfaqje e fundit që si zakonisht ngatërron, padyshim nga padija dhe injoranca, humorin me ofendimin, ironizimin me talljen që lë si shije keqdashjen, meriton vëmendje.
Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes
Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.
La Stampa: Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve
E përditshja italiane “La Stampa” ka publikuar sot artikullin me titull “Propagandë e rekrutim.