SHBA drejt reçesionit?

Postuar në 03 Janar, 2016 04:38

Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë  në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë. “Dollari i fortë po krijon një efekt shumë të madh në prodhimin e SHBA-së dhe në biznesin e saj”, tha Zell(http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-12-16/billionaire-sam-zell-says-recession-likely-in-next-12-months). Personi tjetër që bën parashikime jo të mira, madje flet për një fluskë që pritet të shpërthejë, është kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump. Ai ka folur para një grupi të vogël njerëzish në Ioëa, duke theksuar pikërisht fjalën: fluskë. “Nuk ka për të qenë diçka e bukur”, shtoi miliarderi Trump(http://www.bloomberg.com/politics/articles/2015-12-19/trump-predicts-u-s-economic-bubble-could-soon-burst).

Këto janë dy parashikime që vijnë në kundërshtim me masat e BF-së, ndërkohë që kandidati republikan ka folur edhe për borxhin e jashtëzakonshëm të SHBA-së. Pak javë më parë “Bloomberg” shkruante për konkurencën e lartë të Kinës edhe në sektorë si prodhimi i çelikut dhe pajisjeve të tij. Nëse kjo bashkë me çmimin e lirë të punës po çon disa prodhuesi amerikanë në rrënim, rënia e ekonomisë së Kinës, vlerësohet si shkak serioz për rënien e tregëtisë botërore dhe për pasojë edhe SHBA-së. 

Comments

Submitted by Lek DUSHI (not verified) on

Ishalla nuk ndodh ky recesion, per te dyten here, se pastaj, guret e dominose jane te ngrefura, dhe do te haje dreqi te gjithe ekonomine boterore.
Te shpresojme per me mire.
Gezuar vitin e Ri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.