recesioni
Hije recesioni mbi ekonominë amerikane
Deutche Bank paralajmëron krizë recesioni në SHBA, në fund të këtij viti. Shkak për këtë do të bëhet “lufta” e Rezervës Federale kundër inflacionit.
Ky paralajmërim -- i pari nga një bankë e madhe -- pasqyron shqetësimin në rritje se FED do të godasë ekonominë aq fort sa do t'i japë fund pa dashje rimëkëmbjes që filloi vetëm dy vjet më parë.
Papakonstantinou: Vonesat në reagim rënduan koston e krizës së euros
Për vite me radhë, Georgios Papakonstantinout iu deshën truproja për ta shoqëruar ndërsa lëvizte nëpër Greqi. Ish-teknokrati që ka punuar me OECD për një kohë të gjatë, e gjeti veten në stuhinë e një prej krizave më të rënda ekonomike kur mbante detyrën e ministrit të Financave të Greqisë në vitet 2009-2011. Papakonstantinou ishte njeriu që zbuloi se deficiti i buxhetit të Greqisë ishte fshehur në tetor 2009. Ai ishte personi që negocioi të parin nga tre planet e shpëtimit të Greqisë, prej 110 miliardë eurosh, për të shmangur falimentin e vendit të tij.
Greqi, Alpha Bank çlirohet nga pasojat e recesionit. Shet portofolin prej 10.8 mld euro kredi të këqija
Alpha Bank e Greqisë do të shesë një portofol prej 10.8 miliardë euro kredi të zhvlerësuara dhe 80% të ofruesit të shërbimeve të kredisë Cepal Holdings te fondi amerikan Davidson Kempner. Marrëveshja është arritur sot, raporton Kathimerini.
Në kërkim të parasë së ndershme
Kongresmeni Ronald Ernest “Ron” Paul, babai i Rand Paul, kandidati aktual për President i SHBA-së për Republikanët, ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të lirisë – ndoshta i krahasueshëm me Jeffersonin dhe Madison. Por, ai është dukshëm dhe një ekonomist i talentuar, veçanërisht në çështjet monetare.
SHBA drejt reçesionit?
Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.