Lajme
Ndërkohë që po mburren me zgjedhjet në parti...
Fronti Demokratik dykrenor/PD: “Me një anëtar një votë vendimet e rëndësishme”. PS: “Kemi shumë anëtarësime. Mbështetje për reformat”
Dy partitë kryesore të Shqipërisë, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë aktualisht në proces zgjedhor. Ja sesi e paraqesin përfaqësuesit e të dyja partive atë që po ndodh me zgjedhjet.
Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh
Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk".
Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar
Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.
Bankat shqiptare në stres për shitjen e pasurive të sekuestruara
Dështimi i shitjes së kolateraleve nga përmbaruesit i ka ngarkuar bankat me administrimin e qindra pronave, duke i kthyer ato në agjenci të mirëfillta imobilare. Shitja e pasurive të paluajtshme me ankand apo me marrëveshje dypalëshe për bankat është bërë kohët e fundit një çështje po aq e rëndësishme sa administrimi i kredive dhe depozitave. Madje kredia, si misioni kryesor bankar, thuajse ka “shteruar” dhe institucionet më të rëndësishme financiare në vend po investohen gjithnjë e më shumë për administrimin dhe shitjen e pronave të lëna peng për huat e pakthyera.
Ndryshim vetëm në imazh. Mbi 20% e trupës policore e proceduar për shkelje
Policia është marrë si shembull i transformimit të madh që qeveria ka bërë në sektorin e sigurisë publike, duke investuar në paisje dhe logjistike të përparuar që nga kamerat e piltotimit në trup deri uniformat e punonjësve të rendit.
Megjithë ndryshimin e imazhit, statistikat tregojnë se afro 20% e trupës policore ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke kryer vepra që përfshijnë, nga shkelja e etikës apo disiplinës, deri në korrupsion dhe bashkëpunim me elementët kriminalë.
Rezistoi dhe është gati të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë
U krijua përshtypja se do kishte fundin e Gedafit por Bashar Al Asad rezistoi. Presidenti i Sirisë qëlloi një kockë e fortë për rebelët dhe perëndimin që kërkuan largimin e tij si shpëtim për popullin sirian nga një dictator. Pas 5 vitesh konflikt, Bashar Al Asad është aty dhe me ndihmën e miqve rusë është gati të rimarrë kontrollin në të gjithë terrirorin e vendit.
Një 30% problematik
Një sondazh i kryer në faqen e "Top-Channel" shtron këtë pyetje: A mendoni se ka të drejtë deputeti Ben Blushi në kërkesat e tij për funksionimin e demokracisë së brendshme në parti?
Ndjekje penale dhe gjoba për protestën e 8 dhjetorit. Po kampingun e grevave në bulevard e kujton kush?
Lufta më e mirë është të godasësh tek paratë. Kështu po vepron edhe qeveria, e cila ka menduar që të gjobisë dhe të kallëzojë penalisht organizatorët e protestës së 8 dhjetorit. “Bashkia e Tiranës, krahas gjobës së vendosur ndaj Partisë Demokratike dorëzon në prokurori preventivin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. Por, këtë praktike, mësohet se kanë ndjekur edhe Kryeministria, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.
Greqia nuk gjen qetësi, edhe Cipras po i nxjerr grekët nga rrobat (Foto)
Në Greqi tensioni sa vjen e rritet. Këtë herë janë fermerët që janë ngritur në protestë kundër taksave të reja të imponuara nga kreditorët dhe reformës së pensioneve. Fermërët e gjithë Greqisë kishin parashikuar grumbullimin në sheshin Sintagma, por policia ngriti postblloqe në rrugët kombëtare për të penguar mbërritjen e tyre në Athinë.