Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar

Postuar në 13 Shkurt, 2016 11:53

Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.
Sipas agjencisë, dokumentet tregojnë se politikëbërësit e Unionit po përgatiten të përdorin për herë të parë një klauzolë të gjendjes së emergjencës, me argumentin se Greqia e ka të pamundur të mbrojë kufijtë e vet. Më shumë se 2000 njerëz mbërrijnë çdo ditë në ishujt grekë nga Turqia; shumica e tyre synojnë të vazhdojnë për në brendësi të Europës, në vendet më të pasura, si Gjermania dhe Suedia.
“Me flukset e emigrantëve të mbeten konstante, ndërsa koha po mbaron, ministrat e BE ranë dakord se e vetmja zgjidhje është zbatimi i nenit 26 të marrëveshjes Schengen”, thuhet në emailin që zyrtari europian i dërgoi Associeted Press-it.
Sipas nenit 26 të marrëveshjes Schengen, secili prej vendeve anëtare mund të vendosë në mënyrë të njëanshme kontrollin në kufijtë e vet për një periudhë deri gjashtë muaj, por ky afat mund të shkojë deri në dy vjet.
Associeted Press thotë se zyrtarë të qeverisë greke, që u pyetën mbi përmbajtjen e emelit, nuk pranuan të komentojnë “dokumente që nuk janë bërë publike”.
Të premten, Bashkimi Europian i bëri thirrje Greqisë që brenda tre muajve të korrigjojë deficencat në ruajtjen e kufirit të jashtëm. Në rast të kundërt Komisioni paralajmëroi se hapet rruga për vendosjen e kontrolleve në brendësi të zonës Shengen, çka sipas analistëve grekë do të thotë pezullim i Greqisë nga marrëveshja për zonën e qarkullimit të lirë.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Eshte nje mase qe sic duken punet do te zbatohet shume shpejt, me lidhur kjo me avancimin RUS ne Siri, ne Mesdhe, ne ishujt Greke dhe tendenca e vjeter e tyre me piksynim Ballkanin.
Mendoj une, prandaj edhe po vjen Xhon Kerri ne vendin tone neser. Kjo eshte aresyeja kryesore. Sa per te tjerat, nuk ka ndonje problmper ta, mbasi zgjidhen vetem me nje telefon te zevendesit te zevendesit te nensekretarit te . ... . . ..
Nuk vjen ai per 25 vjetorin e rilidhjes se marredhenieve diplomatike. Nuk vjen ai as per reformen ne drejtesi dhe as byrone e hetimit. Nuk vjen ai as per muxhahidinet e perfolur. Nuk vjen ai as per t'i mbushur mendjen PD, Saliut apo LUlit. Pse kot ka nje ambasade ketu amerika ? Pse kot eshte Donald Lu ? Jo, jo, jo. Ai vjen ketu, mbasi po vjen era barut ne mesdhe dhe europe.
Jemi ne prag te luftes se trete boterore.
Kjo eshte arsyeja.
Sa per te tjerat. Jane te gjithe brockulla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.