Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh
Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk". Ai dhe politikanë të tjerë mes të cilëve edhe ish-ministrja e Brendshme maqedonase Jankullovska akuzohen se kanë ofruar dhe premtuar dhurata në këmbim të votës për partinë në pushtet, kanë shfrytëzuar mjete joligjore për financimin e fushatës, u kanë mundësuar disa personave të votojnë më shumë se një herë dhe kanë manipuluar listat zgjedhore. Në zgjedhjet për pushtetin vendor në Shqipëri Partia Maqedonase e drejtuar nga Themelko ishte pjesë e kalicionit të majtë.
Add new comment