Albania

"Vivakom" nga Bullgaria pranë blerjes së Telekom

Postuar në 30 Nëntor, 2018 10:53

Kompania bullgare ‘Vivakom’ është shumë pranë blerjes së Telekom Albania. Kështu raporton RTSH duke iu referuar burimeve pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas të njëjtave burime të pakonfirmuara plotësisht  se për këtë çështje janë duke u kryer disa transaksione, pra është në proces ai që njihet si transferimi i aksioneve dhe se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes.

Më tej thuhet se  nga T Mobile Albania është depozituar një shkresë pranë AKEP-it, në të cilën thuhet se kërkohet shtyrja e datës së tenderit publik për këtë çështje.

Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh

Postuar në 13 Shkurt, 2016 13:03

Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk".

Subscribe to RSS - Albania