Greqia nuk gjen qetësi, edhe Cipras po i nxjerr grekët nga rrobat (Foto)
Në Greqi tensioni sa vjen e rritet. Këtë herë janë fermerët që janë ngritur në protestë kundër taksave të reja të imponuara nga kreditorët dhe reformës së pensioneve. Fermërët e gjithë Greqisë kishin parashikuar grumbullimin në sheshin Sintagma, por policia ngriti postblloqe në rrugët kombëtare për të penguar mbërritjen e tyre në Athinë. Në këto postblloqe u shënuan përplasje mes policisë dhe fermerëve, të cilët kanë reaguar me mënyrën e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Cipras që nuk po bën gjë tjetër veçse po ripërsërit të njëjtën përrallë për grekët që nuk po gjejnë qetësi dhe nuk po shohin dritë në fund të tunelit. Fotot e shkrepura gjatë këtyre përplasjeve tregojnë ndonjëherë atë që nuk thuhet me fjalë.
Add new comment