Lajme

Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë

Postuar në 18 Shkurt, 2016 19:41

Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës. 

Ishte Cani që hoqi Canin

Postuar në 18 Shkurt, 2016 17:47

Është arrestuar pasditen e sotme drejtori i Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi. 40 vjeçari ishte në hetim disa mujor nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që edhe ka kërkuar arrestimin. Prokuroria ka lëshuar urdhrin dhe Kokthi ndodhet në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës me mallrat e sekuestruara. Kokthi është një drejtues i njohur në Tatime dhe jo pak i përfolur. Para një viti një punonjës i tij e akuzonte për vonesa në kontrollin e subjekteve, duke shkaktuar evazion. Këtu video e këtij denoncimi:

Berisha paralajmëron revolucion për të kundërshtuar konçesionin e TVSH-së

Postuar në 18 Shkurt, 2016 15:03

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në parlament shkarkimin e Skëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt. Berisha tha se ky ndryshim mund të çojë në destibilizimin e vendit, pasi opozita nuk do të pranojë konçesionin për administrimin elektronik të TVSH-së, arsye për të cilën sipas tij u shkarkua edhe ish-ministri Shkëlqim Cani. “Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë.

Modelet e gabuara me restaurimet

Postuar në 18 Shkurt, 2016 13:53

Arsyetimi i zonjës Lejla Hadzic, drejtuese e organizatës së shoqërisë civile CHwB Albania, në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me restaurimin e hamamit në kalanë e Krujës dhe kritikat që ka pasur për mënyrën e ndërhyrjeve, janë të prezantuara verën e vitit të kaluar. Në atë kohë u bë edhe përurimi i përfundimit të punimeve, të cilat me sa di unë i ka përshëndetur edhe vetë Kryeministri Edi Rama.

Kompanitë e kasave fiskale: Sistemi “Nexus” ka probleme

Postuar në 18 Shkurt, 2016 13:41

Është folur disa herë për teknologjinë e investuar në sistemin tatimor, apo edhe në atë që operon në treg për fiskalizimin e transaksioneve apo pagesave. Por vetë drejtuesit e kompanive të kasave fiskale, pohojnë të kundërtën: sipas tyre sistemi në vetvete duhet të përditësohe. Në intervista të realizuara nga “Tema Tv” drejtuesit e kompanive, Bledi Balla i “AED”, Ilir Kumbaro i “Iva Elektronik” dhe Endri Bedini i “BNT” pranojnë se ndërhyrja me teknologji të re është e domosdoshme. Për më tepër që edhe sistemi “Nexus” në Tatime ka provuar dobësi.

Sulmohet autokolona turke, 7 ushtarë të vrarë

Postuar në 18 Shkurt, 2016 11:55

Një bombë me telekomandë vuri  në shenjestër-mengjesin e së enjtes disa makinë të ushtrisë turke në provincën juglindore të Dijarbakërit, në Turqi. Të paktë shtatë ushtarë humbën jetën. Ngjarja vjen një ditë pas sulmit me autobombë në Ankara ku humbën jetën 28 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë, jo shumë larg ndërtesave të ministrive, parlamentit dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Atentatori i sulmit kamikaz quhet Saleh Nexhar (Saleh Nejar) dhe është anëtar i  milicisë kurdo-siriane YPG, që kishte hyrë në Turqi, me valën e emigrantëve.

Apeli jep arrest me burg për ish-ministrin. Ksera: Më diskriminoni nga kombësia greke

Postuar në 18 Shkurt, 2016 11:15

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera i arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish-Ministri kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ksera e quajti  diskriminues vendimin e Gjykatës së Apelit duke thënë se trupa mori këtë vendim për shkak të kombësisë greke të tij. Ndërsa avokati i ish-ministrit tha se do t’I drejtohet Gjykatës së Lartë për rievokimin e masës së sigurisë.

Të ardhurat buxhetore të janarit, 22% më të mëdha se vjet

Postuar në 18 Shkurt, 2016 10:56

Ministria e Financave publikoi sot të dhenëat e Thesarit të Shtetit mbi të ardhurat buxhetore të janarit. Ato janë rreth 260 milionë dollarë, ose 22% më shumë se në janarin e vjetshëm. Të ardhurat tatimore (nga tatimet, doganat, sigurimet shoqërore e shëndetsore e tj.) ishin rreth 238 milionë dollarë, ose 25% më shumë se në janarin e vjetshëm. Ndërsa të ardhurat jotatimore (fitimi i Bankës së shqipërisë, dividendet e kompanive publike, tarifat shtetërore etj.) ishin rreth 21 milionë dollarë, ose 4% më shumë se në janarin e vjetshëm. 

FMN: Partneriteti Publik Privat në llogaritë fikale, masë për forcimin e financave publike

Postuar në 18 Shkurt, 2016 10:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur për herë të parë lidhur me ofertën e pakërkuar për menaxhimin nga një kompani private të sistemit on-line në raportimit e TVSH-së. Në raportin shoqërues për lëvrimin e kësteve të radhës prej 72.4 milionë euro për qeverinë Shqiptare bordi Ekzekutiv i Fondit thotë se ky hap është një masë e shtuar për trajtimin e rreziqeve fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave Publike, duke besuar se projekti është duke u vlerësuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.

Qeveria me plan arrestimesh për zyrtarët e korruptuar

Postuar në 18 Shkurt, 2016 10:09

Qeveria shqiptare parashikon të rrisë me 5 për qind numrin e zyrtarëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në vepra korruptive në 2016. Kjo shifër është vendosur në planin e masave për 5 prioritetet e integrimit, një ndër të cilat është lufta kundër korrupsionit.

Në këtë strategji të qeverisë, e diskutuar dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian thuhet se për realizimin e prioritetit të tretë të vendosur nga Komisioni Europian, qeveria do të rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që do të referohen në Prokurori për përfshirje në korrupsion.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme