Qeveria me plan arrestimesh për zyrtarët e korruptuar

Postuar në 18 Shkurt, 2016 10:09

Qeveria shqiptare parashikon të rrisë me 5 për qind numrin e zyrtarëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në vepra korruptive në 2016. Kjo shifër është vendosur në planin e masave për 5 prioritetet e integrimit, një ndër të cilat është lufta kundër korrupsionit.

Në këtë strategji të qeverisë, e diskutuar dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian thuhet se për realizimin e prioritetit të tretë të vendosur nga Komisioni Europian, qeveria do të rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që do të referohen në Prokurori për përfshirje në korrupsion.

“Rritja e numrit të referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë në të gjitha nivelet me 5%. Rritja me 7 specialistë e numrit të personelit të angazhuar në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Rritja e numrit të referimeve për hetime proaktive për rastet e korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5%”, thuhet në planin e masave të hartuar nga Ministria e Integrimit raporton Panorama.

Comments

Submitted by hysen daci (not verified) on

He he ku mberritem ! njelloj si planet e Sigurimit te baballareve per arestime me plan se "armiku nuk fle".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.