Sulmohet autokolona turke, 7 ushtarë të vrarë
Një bombë me telekomandë vuri në shenjestër-mengjesin e së enjtes disa makinë të ushtrisë turke në provincën juglindore të Dijarbakërit, në Turqi. Të paktë shtatë ushtarë humbën jetën. Ngjarja vjen një ditë pas sulmit me autobombë në Ankara ku humbën jetën 28 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë, jo shumë larg ndërtesave të ministrive, parlamentit dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Atentatori i sulmit kamikaz quhet Saleh Nexhar (Saleh Nejar) dhe është anëtar i milicisë kurdo-siriane YPG, që kishte hyrë në Turqi, me valën e emigrantëve. Disa orë pas sulmit, avionët ushtarak turq bombarduan kampet e militantëve kurdë në veri të Irakut. Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjesinë për atentatin, që autoritetet turke e cilësuan si akt terrorist, por presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan paralajmëroi se “Turqia nuk do të hezitojë në cdo moment, vend apo rast të kundërpërgjigjet për mbrojtje legjitime”.
Add new comment