ushtarë
Putin dekreton rekrutimin e 134 500 të rinjve në ushtri
Me një dekret të firmosur sot, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëro pranimin në ushtri të 134 500 rekrutëve të rinj. Edhe pse vjen në një kohë kur Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë atë që e quan operacion special, Ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi se ky vendim nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të cilit i referohet Reuters, tha të martën se asnjë nga rekrutët e rinj nuk do të dërgohet në ndonjë "pikë të nxehtë".
250 mijë fëmijë, ushtarë në konfliktet e armatosura
Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të të marrin pjesë si ushtarë në konfliktet e armatosura në mbarë botën. OKB thotë se në vendet si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, RD e Kongo, Somalia, Siria, Jemeni ... fëmijët rekrutohen shpesh nga palët ndërluftuese. Ndërsa në Afganistan, Mali, e Mianmar djemtë dhe vajzat janë përdorur si ushtarë ndihmës për grupet e armatosura.
Kur nuk angazhohen në luftime, fëmijë detyrohen të gatuajnë apo të mbledhin dru zjarri. Shpesh vajzat "martohen" me luftëtarët, ndërsa shumë prej tyre abuzohen seksualisht.
Tjetër sulm terrorist në Turqi, shpërthen autobusi me ushtarë (Foto, Video)
Një autobus me ushtarë është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në Anadoll. Nga shpërthimi raportohet se ka 13 të vrarë dhe 55 të plagosur. Autobusi mësohet se ishte parkuar jashtë një Universiteti, në pritje për të transportuar disa ushtarakë të veshur civilë që kishin marrë lejen e fundjavës.
Shpërthimi ndodhi kur një makinë autobombë e parkuar afë autobusit u hodh në erë. Ky akt vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit të dyfishtë në Stamboll ku mbetën të vrarë dhjetra persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një degë e Partisë Punëtore të Kurdistanit.
Sulmohet autokolona turke, 7 ushtarë të vrarë
Një bombë me telekomandë vuri në shenjestër-mengjesin e së enjtes disa makinë të ushtrisë turke në provincën juglindore të Dijarbakërit, në Turqi. Të paktë shtatë ushtarë humbën jetën. Ngjarja vjen një ditë pas sulmit me autobombë në Ankara ku humbën jetën 28 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë, jo shumë larg ndërtesave të ministrive, parlamentit dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Atentatori i sulmit kamikaz quhet Saleh Nexhar (Saleh Nejar) dhe është anëtar i milicisë kurdo-siriane YPG, që kishte hyrë në Turqi, me valën e emigrantëve.
Njeri-robot në mars, a ka instaluar DARPA çipe në trurin e ushtarëve amerikanë?!
Studimet e fshehta kërkimore të armëve të zhvillimit, DARPA, shpreson në atë që instalimi i çipeve në trurin e ushtarëve do të bëjë të mundur zhbllokimin e të gjitha sekreteve të inteligjencës artificiale, sipas një libri të ri rreth historisë së agjencisë. Pentagoni e ka ndjekur inteligjencën artificiale që nga viti 1950. Sot, DARPA është duke e vazhduar këtë mision në ndjekjen përmes një programi të projektuar kinse për t’iu ardhur në ndihmë ushtarëvë të cilët kanë pësuar dëmtinë në tru, thotë Annie Jacobsen, autore e “Truri i Pentagonit”.
Numër rekord imigrantësh në Hungari, mobilizohen 3 800 ushtarë
Sipas AFP-së, Hungaria njoftoi sot se do të rrisë në 3 800 numrin e ushtarëve të mobilizuar për riforcimin e barrierës së saj antiimigrantëve në kufirin serb, ndërkohë që një numër tjetër rekord i hyrjeve të paligjshme në vend u regjistrua dje. “Tre mijë e tetë qind ushtarë ndodhen në sektorin e kufirit jugor, me detyrë kryesore për të ndërtuar këtë barrierë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Istvan Simicsko. Budapesti do të përshpejtojë punimet për riforcimin e barrierës destinuar për izolimin e 175 kilometrave të kufirit me Serbinë.