250 mijë fëmijë, ushtarë në konfliktet e armatosura
Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të të marrin pjesë si ushtarë në konfliktet e armatosura në mbarë botën. OKB thotë se në vendet si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, RD e Kongo, Somalia, Siria, Jemeni ... fëmijët rekrutohen shpesh nga palët ndërluftuese. Ndërsa në Afganistan, Mali, e Mianmar djemtë dhe vajzat janë përdorur si ushtarë ndihmës për grupet e armatosura.
Kur nuk angazhohen në luftime, fëmijë detyrohen të gatuajnë apo të mbledhin dru zjarri. Shpesh vajzat "martohen" me luftëtarët, ndërsa shumë prej tyre abuzohen seksualisht.
Në raste ekstreme, fëmijët përdoren si "mburoja njerëzore" ose kamikazë. Është e vështirë për të konstatuar numrin e saktë, megjithatë nga vlerësimet e UNICEF, ka rreth 250.000 fëmijë ushtarë në mbarë botën. UNICEF u bën thirrje të gjitha qeverive që të angazhohen në mënyrë më aktive në luftën kundër këtyre shkeljeve të të drejtave më themelore të fëmijët.
Add new comment