unicef
UNICEF: 400 milionë fëmijë të prekur nga lufta
Viti 2023 mbyllet me numrin më të madh të fëmijëve në zonat e krizës. Konfliktet, përmbytjet, kriza klimatike: emergjencat globale që u shumëfishuan midis 2022 dhe 2023 me luftën në Ukrainë, sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe reagimin izraelit në Gaza, e kanë çuar në 400 milionë numrin e fëmijëve të rrezikuar.
Jemeni, vendi më i keq në botë për një fëmijë. 10 000 të vrarë që nga 2015
Agencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka raportuar së fundmi se gjatë luftës së Jemenit janë vrarë apo lënduar më shumë 10 000 fëmijë. Zëdhënësi I UNICEF, James Elder ka thëksuar se që nga ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në vitin 2015 janë vrarë 4 fëmijë në ditë, një turp për kohën tonë.
250 mijë fëmijë, ushtarë në konfliktet e armatosura
Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të të marrin pjesë si ushtarë në konfliktet e armatosura në mbarë botën. OKB thotë se në vendet si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, RD e Kongo, Somalia, Siria, Jemeni ... fëmijët rekrutohen shpesh nga palët ndërluftuese. Ndërsa në Afganistan, Mali, e Mianmar djemtë dhe vajzat janë përdorur si ushtarë ndihmës për grupet e armatosura.
Kur nuk angazhohen në luftime, fëmijë detyrohen të gatuajnë apo të mbledhin dru zjarri. Shpesh vajzat "martohen" me luftëtarët, ndërsa shumë prej tyre abuzohen seksualisht.
Emigrimi dhe martesat e fëmijëve, dy probleme të harruara të Shqipërisë
Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri flet në një intervistë për DW për situatën e fëmijëve dhe sfidat që duhen fituar që ata të gëzojnë të drejtat e tyre bazike.