Jemeni, vendi më i keq në botë për një fëmijë. 10 000 të vrarë që nga 2015
Agencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka raportuar së fundmi se gjatë luftës së Jemenit janë vrarë apo lënduar më shumë 10 000 fëmijë. Zëdhënësi I UNICEF, James Elder ka thëksuar se që nga ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në vitin 2015 janë vrarë 4 fëmijë në ditë, një turp për kohën tonë.
Këto janë padyshim vetëm rastet që mund të verifikoheshin nga UNICEF. Shumë fëmijë të tjerë që kanë vdekur apo janë lënduar kanë kaluar pa u regjistruar…Kriza humanitare e Jemenit – më e keqja në botë – përfaqëson konvergjencën tragjike të përputhjes së katër kërcënimeve: dhunës së konfliktit, shkatërrimit ekonomik, zhbërjes së çdo sistemi shërbimi që janë ushqimi, shëndetësia, uji dhe higjena mbrojtja dhe arsimi, dhe përgjigja e ulët e OKB. Më lejoni të përcjell disa numra: 4 në 5 fëmijë kanë nevojë për ndihmë; janë më shumë se 11 milionë fëmijë.
400 000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute
Më shumë se 2 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë. 4 milionë të tjerë janë në rrezik për ta lënë.
2/3 e mësuesve nuk marrin rrogë të rregullt. 1.7 milionë fëmijë janë të zhvendosur
ka thënë ndër të tjera Elder.
Ai e ka cilësuar Jemenin si vendin më të keq në botë për një fëmijë, e gjitha për shkak të lojërave gjeopolitike të fqinjve.
Add new comment