Njeri-robot në mars, a ka instaluar DARPA çipe në trurin e ushtarëve amerikanë?!
Studimet e fshehta kërkimore të armëve të zhvillimit, DARPA, shpreson në atë që instalimi i çipeve në trurin e ushtarëve do të bëjë të mundur zhbllokimin e të gjitha sekreteve të inteligjencës artificiale, sipas një libri të ri rreth historisë së agjencisë. Pentagoni e ka ndjekur inteligjencën artificiale që nga viti 1950. Sot, DARPA është duke e vazhduar këtë mision në ndjekjen përmes një programi të projektuar kinse për t’iu ardhur në ndihmë ushtarëvë të cilët kanë pësuar dëmtinë në tru, thotë Annie Jacobsen, autore e “Truri i Pentagonit”. “Në 2.5 milion ushtarë amerikanë që kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, 300.000 prej tyre janë kthyer në shtëpi me dëmtime traumatike të trurit”, ka thënë Jacobsen. “DARPA nisi një seri programesh për të ndihmuar funksionet konjitive (njohëse), e për të riparuar disa prej këtyre dëmeve. Dhe këto qendra programimi vendosën çipe përreth dhe në brendësi të indit në tru”. Për publikun, këto programe duket sikur DARPA është në kërkim për një mënyrë se si të përdorë teknologjinë kompjuterike për të ndihmuar njerëzit me dëmtime në tru. Megjithatë, Jacobsen tha se shkencëtarët e DARPA-s janë të shqetësuar se çdo gjë e zbuluar nga këto programe mund të përdoret për iniciativa të fshehta. “Dhe ajo që burimet e mia sugjerojnë thonë se çelësi i inteligjencës artificiale gjendet brenda trurit të njeriut. Dhe sugjerimi është që këto programe tru-çip që DARPA i ka shumë të klasifikuara janë, në fakt, prototipa të shtytjes artificiale të inteligjencës për t’u bërë realitet”. Sipas Jacobsen, pyetjet rreth kërkimit se si DARPA kërkon të arrijë inteligjencën artificiale, ka të bëjë me planet e saj afatgjata për autonominë e “gjueti-dronë vrasës”. Si shembull i asaj që Pentagoni ka në mendje, Jacobsen thotë se dikush mund “të tregojë një dron, një fotograf dhe të thotë: “Shko vrite këtë njeri dhe më raporto”. Dhe kur ju të shikoni në dokumentet që Pentagoni është duke prodhuar për planet e tij 20, 25 vite më vonë, DARPA do t’i udhëheqë këto përpjekje”. Megjithatë, DARPA është ende larg nga transplantimi i çipeve, sipas revistës online ”Defence News”, e cila tha se në një raport të vitit të kaluar, DARPA nuk ishte ende në fazën e testimit. “Ushtria shpreson të ketë një prototip brenda 5 vjetësh e më pas një plan për të kërkuar miratimin e FDA,” thuhet në raport. Kur DARPA lançoi programin e saj RAM (Rivendosjen Aktive të Memorjes) vitin që shkoi, ky projekt do të arrihej për rreth katër vjet derisa studiuesit të transplantonin çipet.
Burimi: sputniknews.com
Add new comment