Apeli jep arrest me burg për ish-ministrin. Ksera: Më diskriminoni nga kombësia greke

Postuar në 18 Shkurt, 2016 11:15

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera i arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish-Ministri kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ksera e quajti  diskriminues vendimin e Gjykatës së Apelit duke thënë se trupa mori këtë vendim për shkak të kombësisë greke të tij. Ndërsa avokati i ish-ministrit tha se do t’I drejtohet Gjykatës së Lartë për rievokimin e masës së sigurisë. Spiro Ksera u arresta bashkë me disa ish-zyrtarë të ministrisë së Punës, të akuzuar për abuzime me fondet e aktiviteteve publike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.