Lajme
Tusk, karta liberale e polakëve
Donald Tusk është rikthyer në qenddër të vëmendjes së politikës polake dhe shpresave për të ardhmen e vendit në BE, pasi mori kryesimin e partisë Platforma Qytetare, në të cilën ka qenë një ndër themeluesit.
Platforma Qytetare është një forcë e domosdoshme, jo si kujtesë, për të fituar luftën për të ardhmen kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi
është shprehur Tusk.
Ministri i Jashtëm serb: Zgjidhja jonë mbetet ekonomia
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selaković, ka sqaruar përmes një interviste për revistën “Cord” drejtimin e politikës së jashtme të vendit të tij, duke nënvizuar me forcë se Beogradi çmon si prioritare miqësinë me SHBA.
Minishengeni si tezë alternative gjeopolitike ndaj BE-së
Kryeministri Edi Rama raportohet të ketë përsëritur sot në Forumin e Prespës idenë e tij për Minishengenin Ballkanik, termi që përdoret tashmë për Shengenin rajonal. Me një qasje që është diçka më shumë sesa pragmatizëm, kryeministri shqiptar e ka riqarkulluar këtë tezë në një koniunkturë që nuk është shumë e përshtatshme në kritikën që artikulon për Bashkimin Europian, përderisa në dështimin e kësaj radhje për hapjen e negociatave, Shqipëria u penalizua për shkak të një vetoje bullgare për Maqedoninë e Veriut.
Kushtetuesja rrëzon qeverinë për Teatrin Kombëtar
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri në një vendim përfundimtar ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar pasi sipas saj është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Të përfshirë në trafik droge, në pranga ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit
Emri ish ministrit të brendshëm Saimir tahiri është rikthyer sërish në skenë këtë të premte. Gjatë operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe Antimafias Italiane dhe që po zhvillohetnë katër shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi janë arrestuar edhe dy ish oqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Variant i ri, zhurmë e vjetër
Në pjesën më të madhe të mediave kryesore në Perëndim ka nisur të flitet përditë për të ashtuquajturin variant Delta i CoVid-19. Dhe po flitet me të njëjtën gjuhë probabiliste si në fillimet e pandemisë. Studime që flasin për cilësitë e variantit, infektivitetin e tij, përhapjen dhe me dyshime hidhet edhe ideja se ai ka vdekshmëri më të lartë. Aktualisht kjo valë e re pandemie që po parashikohet sjell me vete edhe valën e re të pandemisë informative.
Paralajmëron Xi Jinping: Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë një demonstrim force dhe autoriteti kur me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze ka deklaruar se kohët kur Kina masakrohej dhe i bëhej presion kanë mbaruar përfundimisht.
Kushdo që guxon ta bëjë një gjë të tillë do të përplasë kokën kundër Murit të Madh të çelikut të farkëtuar nga mbi 1.4 miliardë kinezë. Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
Shtyhet sërish afati i vlefshmërisë së pasaportave diplomatike dhe të shërbimit
E mbani mend zhurmën e madhe të qeverisë “Rama 2” për pasaportat e shërbimit dhe diplomatike? Nëse jo këtu mund të lexoni se çfarë ka ndodhur. Qeveria u zotua se do të ndërpriste vlefshmërinë e pasaportave të shërbimit dhe atyre diplomatike për shkak të abuzimit me to.
Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për një sulm ruso-kinez mbi Havain
Zyrtarë të ministrisë japoneze të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina dhe Rusia mund të jenë duke planifikuar një sulm ushtarak mbi Havain, përveçse kanë në vëmendje Tajvanin.
Rreshtorja e Tiranës
Sot ka qenë në Tiranë një zyrtar amerikan me emrin Philip T. Reeker i cili mban detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Një njoftim për këtë vizitë ka dhënë ambasada amerikane në Shqipëri në të cilin thuhet: