Shtyhet sërish afati i vlefshmërisë së pasaportave diplomatike dhe të shërbimit
E mbani mend zhurmën e madhe të qeverisë “Rama 2” për pasaportat e shërbimit dhe diplomatike? Nëse jo këtu mund të lexoni se çfarë ka ndodhur. Qeveria u zotua se do të ndërpriste vlefshmërinë e pasaportave të shërbimit dhe atyre diplomatike për shkak të abuzimit me to. U amendua vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave, u kërkua dorëzimi i dokumenteve, u ankimua çështja në gjykatë e cila njohur drejtësinë për qeverinë kur në dhjetor të vitit 2020, qeveria ndërroi mendje. Me vendimin nr. 1078 ajo shty afatin e vlefshmërisë me një vit, pra deri në qershor të vitit 2021, pra tani.
Normalisht do të duhej që pasaportat në fjalë të përfundonin afatin e vet. Mirëpo qeveria ka ndërruar mendje sërish. Me një vendim të datës 30 qershor 2021, ajo e shtyn sërish afatin e vlefshmërisë me një vit tjetër, deri në qershor të vitit 2022 për arsye që nuk kuptohen.
Pra pasi vetë kryeministri Rama doli e leqendisi poseduesit e pasaportave si një çetë bashibozukësh që kishin përfituar nga të mirat publike, sot me vendime të njëpasnjëshme legjitimon atë që deri më dje e sikterisi. Pra lëpin atë që pështyu.
Add new comment