Ministri i Jashtëm serb: Zgjidhja jonë mbetet ekonomia

Postuar në 03 Korrik, 2021 12:31

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selaković, ka sqaruar përmes një interviste për revistën “Cord” drejtimin e politikës së jashtme të vendit të tij, duke nënvizuar me forcë se Beogradi çmon si prioritare miqësinë me SHBA.

Serbia drejton një politika të jashtme të hapur, transparente dhe shumëdrejtimëshe që bazohet në neutralitetin ushtarak të vendit tonë dhe pavarësinë politike. Ne nuk kemi agjenda të fshehta dhe asnjë dëshirë, si një vend i vogël që të ndërhyjmë në mosmarrëveshjet e botës dhe fuqive rajonale…Është e vështirë për vende të vogla dhe kombet që në kohë të turbullta si këto që po jetojmë  të gjejnë hapësirë të zhvillohen dhe përparojnë pa iu bashkuar blloqeve

ka thënë Selakovic.

Ai e ka cilësuar idenë e bashkëpunimit ekonomik rajonal jo si një qasje që duhet parë në Lenten e pragmatizmit, por edhe si një dëshirë të vërtetë për:

nxjerrjen e përhershme të Ballkanit Perëndimor nga atmosfera e post-konfliktit dhe për t’i dhënë fund të gjitha fërkimeve ndëretnike në rajon

Në këtë kuadër e vlerëson ministri serb edhe përparimin në dialogun me Prishtinën, duke i vënë theksin aspektit ekonomik si një element që herët apo vonë do të relativizojë anët emocionale të një situate që po duket ende larg zgjidhjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.