Paralajmëron Xi Jinping: Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë një demonstrim force dhe autoriteti kur me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze ka deklaruar se kohët kur Kina masakrohej dhe i bëhej presion kanë mbaruar përfundimisht.
Kushdo që guxon ta bëjë një gjë të tillë do të përplasë kokën kundër Murit të Madh të çelikut të farkëtuar nga mbi 1.4 miliardë kinezë. Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
tha ai gjatë një fjalimi në sheshin Tiananmen.
Sipas tij kinezët nuk janë të mirë vetëm në shkatërrimin e botës së vjetër, por edhe në ndërtimin apo krijimin e një të reje.
Vetëm socializmi mund ta shpëtojë Kinën
shtoi ai.
Xi ka paralajmëruar edhe modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura duke deklaruar edhe atë që e quajti riunifikim të shpejtë të Tajvanit me Kinën.
Add new comment