Të përfshirë në trafik droge, në pranga ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/07/FC675C92-4291-4E96-A5CE-BCCDDDCA5205_2021_07_02_14.jpeg?itok=6NFWqTdh)
Emri ish ministrit të brendshëm Saimir tahiri është rikthyer sërish në skenë këtë të premte. Gjatë operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe Antimafias Italiane dhe që po zhvillohetnë katër shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi janë arrestuar edhe dy ish oqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Bëhet fjalë për Agustin Dedën dhe Hekuran Markun në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016 ishin me detyrën e prestarëve të grupit te shoqërimit të ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por prej 4 vitesh ata nuk janë më pjesë e strukturavë të polcisë së shtetit.
“Masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm”, shkruhet në njoftimin e SPAK.
Operacioni në fjalë zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim. Shefi i Trafikut të Antidrogës, Ilirjan Balla është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës si një ndër organizatorët. nNga operacioni në 4 shtete janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, me vlerë mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash që dalin nga shpërndarja me pakicë. Janë sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme si apartamente, troje, restorante, 4 shoqëri tregtare dhe disa automjete, te cilat arrijnë në vlerën e disa miliona euro.
Comments
Asgje te re nga Fronti i
Asgje te re nga Fronti i Perendimit.
Add new comment