Lajme
Në "referendum" legalizimi i kanabisit, amnistia fiskale dhe shkarkimet nga Vettingu!!!
Kryeministri i Shqipërisë ka ideuar një nismë të re të cilën e quan Këshillim Kombëtar. Z. Rama do t’u drejtohet shqiptarëve siç thotë me 12 pyetje që sipas tij do të rivendosin bazat e një bashkëqeverisjeje dhe do të zgjidhin sipas tij keqkuptimet e mëdha të politikës. Kryeministri ka dalë përditë për ta promovuar si nismë, e cila ndërtohet me frazën nistore: Ka njerëz që thonë se…
Kur do të marrin fund këto marifete të shëmtuara?
Erdogan e tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmojë
Ky është vargu i një kënge(!!!) që u shfaq sot për të nderuar(?) presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan në Tiranë. Një grup burrash të një grupi nga Mallakastra siç raportohet, veshur me ato që mund të quhen sajime të veshjeve folklorike ia morën një kënge në mes të qytetit për të dëshmuar edhe njëherë mikpritjen shqiptare. Apo jo?
Qeveria britanike abrogon taksën për BBC-në
Qeveria britanike ka vendosur t’i japë fund financimit të BBC-së, rrjetit publik të transmetimit. Sekretarja për Kulturën Nadine Dorries ka njoftuar se kjo është hera e fundit që rrjeti do të financohet sipas skemën në fuqi, për të nisur diskutimet mbi mënyra të tjera financimi.
400 miliardë $/Irani njofton nisjen e partneritetit strategjik 25 vjeçar me Kinën
Irani dhe Kina kanë nisur zbatimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit strategjik me një afat 25 vjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian gjatë një vizite dy ditore në Kinë.
Kjo është një nga arritjet e rëndësishme
tha ai pas takimit me homologun kinez, Wang Yi.
Vizion XXI: "Rusia nuk është aq e dobët sa duket, as aq e fortë", por Rusia nuk është e Mirë!!!
Situata e krijuar së fundmi në Lindje të Europës është një provë e mirë për brezin tonë për të kuptuar se cilën lloj politike ndjek i ashtuquajturi Perëndim. Ta lëmë mënjanë integrimin që u bë si pëlhura e Penelopës, e që i iku përherë konsideratës strategjike për Ballkanin, një rajon me jo më shumë se 20 milionë banorë në aq sa ka mbetur pa hyrë në BE.
Norvegji, hidhet në erë një digë 100-vjeçare për të rikthyer popullatat e peshkut
Një digë 100 vjeçare që bllokonte lumin Troms në Norvegji është hedhur në erë për të çliruar rrugën migratore të peshkut.
Është një hap i madh përpara. Jam shumë i lumur, bëhet gjithçka për të rikthyer lumenj të shëndetshëm dhe popullatat e peshkut
është shprehur Tore Sobakken i grupit “Gudbrandsdal Sportsfiskeforening”, që ka bërë fushatë për pesë vjet për të asgjësuar digën.
Mund të ketë francezët pro, por Jashtë i bëri kundër thuajse të gjithë
Ndjenjat anti-franceze janë fuqizuar shumë në dy muajt e fundit në Mali dhe arritën kulmin këtë javë, pasi blloku kryesor i Afrikës Perëndimore njoftoi sanksione të ashpra më 9 janar
Kështu shkruan France24, duke sjellë në vëmendje faktin se konteksti i zgjedhjeve presidenciale në Francë rrezikon të bartë edhe faturën e dështimeve të Macron në arenën ndërkombëtare.
Cila është arsyeja që Franca ndodhet në të njëjtën pozitë me SHBA në Irak apo Afganistan? Për ekspertin Antoine Glaser, dështimi buron nga ambiguiteti i Parisit.
FSB-ja ruse godet grupin e hakerave REvil me kërkesë të SHBA
Autoritetet ruse kanë njoftuar shpërbërjen e një grupi të njohur hakerash, të quajtur REvil, që dyshohet se ka kryer një sulm të nivelit të lartë vitin e shkuar ndaj kompanisë së softuerëve Kaseya. Mediat raportojnë se goditja e palës ruse ka ardhur pas një kërkese nga SHBA, në kuadër të dakordësimit mes të dy vendeve për luftë të përbahskët ndaj krimit kibernetik gjatë samitit të fundit mes dy presidentëve, Biden dhe Vladimir Putin në qershorin e vitit të shkuar.
Gjykata e Lartë rrëzon Biden për vaksinimin e detyrueshëm të bizneseve
Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi urdhrin për vaksinimin e detyrueshëm, lëshuar nga presidenti Biden për bizneset e mëdha. Sipas rregullit të rrëzuar nga gjykata, bizneset me më shumë se 100 punonjës duhej të vaksinonin punëtorët ose të paraqisnin teste për Covid-19 çdo javë. Kjo do të përfshinte të paktën 80 milionë punonjës.
OBSh: Vaksinimi i detyruar nuk duhet të jetë kusht për udhëtimin
Rasti “Djokovic” duket se ka shërbyer për të marrë një notë gjysmë zyrtare të paktën mbi vlerën e kufizimeve të lëvizjes në bazë të vaksinimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar përmës përfaësuesve të vet se statusi i vaksinimit nuk duhet të përdoret për të skualifikuar njerëzit nga udhëtimi ndërkombëtar.