Lajme

(de?)Natyralizohet politika e SHBA. Fshihen fjalët 'demokraci' e 'të drejta'. Thjesht: Basha është i yni!

Postuar në 13 Janar, 2022 00:14

Lulzim Basha kërkoi ndihmë dhe ajo erdhi. Zëri i Amerikës ka intervistuar sot fytyrën e re amerikane për krizën shqiptare, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Në parantezë po vëmë në dukje se përgjigjet e z. Escobar vijnë me nje shqipe për amerikanët, aq formale, në numër shumës, neutrale thuajse fare, si një gjuhë jo e dikujt që është i lëmuar në zejet e veta, por e një indiferenti që reciton. Është shqipja korrekte e politikave korrekte të një shteti që pretendon se ka monopolin e moralit në botë.

Tallje e madhe. Bashkëshorti i zonjës Zhupa del me aksione në një prej kullave pas Sahatit të Tiranës

Postuar në 12 Janar, 2022 01:29

Më 18 shkurt 2020 zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagonte kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për kullat e shumta në Tiranë.

Berisha: Basha hoqi emrin e Agaçit nga padia për inceneratorët

Postuar në 10 Janar, 2022 22:30

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar sot gjatë një emisioni televiziv pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike për manovra në çështjen e inceneratorëve.

Dieta perëndimore dyshohet se ka rritur rastet e sëmundjeve autoimune në botë

Postuar në 09 Janar, 2022 23:26

Sëmundjet autoimmune kanë nisur të përhapen me shpejtësi edhe në vende ku më parë kishte raste shumë të pakta. Një qendër kërkimore në Londër, Francis Crick Institute ka ngritur grupe për të kuptuar shkakun e kësaj përhapjeje në masë që duket se lidhet me dietën ushqimore perëndimore. 

Numri i raste të sëmundjeve autoimune nisi të rritej rreth 40 vjet më parë në Perëndim. Megjithatë ne po shohim tani shfaqjen në vende ku nuk ka patur më parë sëmundje të tilla

Presidenti turkmen: Gjeni një mënyrë të shuani kraterin Darvaza

Postuar në 09 Janar, 2022 15:24

Lideri i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhamedovka urdhëruar ekspertët të gjejnë një mënurë për të shuar “zjarrin e përjetshëm”, ose krateri Darvaza në shkretëtirën e Karakumit. Presidenti turkmen ka referuar shqetësime ekonomike dhe mjedisore nga një gropë që emeton gaz për 50 vjet.

Ne po humbasim burime të vlefshme natyrale për të cilat mund të marrim përfitime domethënëse dhe t’i përdorim ato për përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë

Ish-kreu i vaksinimit në Britani: Fund vaksinimit masiv. CoVid-19 të trajtohet si gripi

Postuar në 09 Janar, 2022 15:04

CoVid-19 duhet trajtuar si një grip i zakonshëm dhe qeveritë duhet të ndalin vaksinimin e detyrueshëm masiv pas dozës përforcuese. Ky propozim vjen nga ish-shefi i taskforce për vaksinimin në Britaninë e Madhe, Dr. Clive Dix.

Ne kemi nevojë të analizojmë nëse përdorimi prej nesh i fushatës për dozën përforcuese për të siguruar më të ekspozuarit, është e dosmosdoshme. Vaksnimi në masë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marr fund tani

Protestat në Kazakistan, arrestohet nën akuzën e tradhëtisë ish-shefi i shërbimit sekret

Postuar në 08 Janar, 2022 23:32

Autoritetet kazake kanë arrestuar ish-shefin e shërbimit sekret – KNB - Karim Masimov nën akuzën e tradhëtisë. 
Masimov, një ish-kryeministër dhe aleat i ish-liderit Nursultan Nazarbayev ishte shkarkuar nga detyra pak ditë më parë nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev për shkak të shpërthimit të protestave në vend.

Hipokrizia jonë po bëhet më e rrezikshme se çdo lloj dhune

Postuar në 08 Janar, 2022 17:14

Ka mjaftuar një jë episod dhune në selinë e e Partisë Demokratike që të shpallet me vrik shpellari i përhershëm që kërcënoka demokracinë tonë. Një demokraci e shkreta që përthyhet përditë në dhunën,  si element kohezioni në shoqërinë tonë që udhëhiqet nga hipokrizia. Sot, shumëkush pa dhunën e Berishës, anakronikut permanent. Askush nuk pa potencialin dhunues të Lulzim Bashës dhe  të vetëve që pajisën me paramilitarë një seli partie.

Koha që struci ta nxjerrë kokën nga rëra

Postuar në 08 Janar, 2022 13:06

Pamjet e sotshme nga Partia Demokratike, selia e saj qendrore, konfirmojnë në rastin më të mirë se në skenarin e dhunës ka dorë qeveria e Shqipërisë. Kjo verifikohet nga pamjet kur njerëz nga brenda selisë përdorin pajisje të lëshimit të gazit lotsjellës, të cilat nuk gjenden në tregun e zi në këtë vend.

Një hekurishte, një ambasadë dhe ca analistë për Hanin e Lulit

Postuar në 06 Janar, 2022 22:33

Kjo derë raportohet se është salduar në hyrjen e PD-së. Selisë së saj. Kjo katana hekuri, në atë që është sot hekurishtja e opozitës, është prova më e mirë sesi tranzicioni nuk e lë asnjëherë imagjinatën pa provokuar.

Fjalët janë të tepërta dhe ato edhe aq pak sa janë gjejnë kuptim vetëm në Shqipëri dhe në shqipen e pluri-kaotizmit të pas ’90-ës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme