Berisha: Basha hoqi emrin e Agaçit nga padia për inceneratorët
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar sot gjatë një emisioni televiziv pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike për manovra në çështjen e inceneratorëve.
Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është se 8 vite ata nuk patën opozitë. Ajo që ishte opozitë ka qeë një fasadë e qeverisë dhe pardje kjo gjë u faktua. Ka një përpjekje gjigante për të vrarë pluralizmin në Shqipëri. Lulzim Basha është peng, nuk është njeri i lirë. Unë nuk e dija nëse do e fitoja betejën por unë e nis atë nëse jam i bindur se është një kauzë e drejtë. Nuk do i lëmë kurrë Ramën e Bashën të vjedhim 800 mijë metra katrorë në Portin e Durrësit. Unë e kam denoncuar 292 herë çështjen e inceneratorëve, Basha e ka denoncuar vetëm disa herë dhe ka hequr nga padia penale Engjëll Agaçin, që është personi që i mbyll dosjet Bashës
ka thënë Berisha.
Kështu ish-kryeministri ka përfshirë në një akuzë sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëllë Agaçi dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si persona në kontakt për afera të ndryshme publike.
Agaçi është akuzuar përherë nga Berisha, ndërkohë që ai del edhe në çështjen “Becchetti” si personi që ushtron presion ndaj biznesmenit Italian që tanimë ka fituar një gjyq kundër Shqipërisë.
Comments
Sa VKM te paligjshme ka kaluar Agaci, aq te mira qofshin:-)
Berisha thote ca te verteta, qe asnjerit prej aktoreve te politikes nuk ia mban t'i artikuloje. Po Agaci eshte personi qe kaluar aq shume VKM te paligjshme dhe qe i kane sjelle deme ekonomike vendit, si dhe eshte i perfshire ne cdo bisede te paligjshme ne emer te KM. Sic konstatoi dhe Gjykata Evropiane e Llogarive, Shqiperia, si dhe shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor eshte e zhytur ne korrupsion dhe shteti eshte i kapur nga mafia. Ja ku jemi.
Po kujt i hyjn ne pune te
Po kujt i hyjn ne pune te "vertetat" e nje vrasesi. Po kjo qe thoni eshte turp
Add new comment