Norvegji, hidhet në erë një digë 100-vjeçare për të rikthyer popullatat e peshkut
Një digë 100 vjeçare që bllokonte lumin Troms në Norvegji është hedhur në erë për të çliruar rrugën migratore të peshkut.
Është një hap i madh përpara. Jam shumë i lumur, bëhet gjithçka për të rikthyer lumenj të shëndetshëm dhe popullatat e peshkut
është shprehur Tore Sobakken i grupit “Gudbrandsdal Sportsfiskeforening”, që ka bërë fushatë për pesë vjet për të asgjësuar digën.
Diga e ndërtuar në vitin 1916 nuk është përdorur për më shumë se 50 vjet, por lumi ka rëndësinë e vet për habitatin sepse ai është një ndër arteriet furnizuese të liqenit Mjosa, më i madhi në Norvegji. Solbakken shprehet se u frymëzua për fushatën e vet nga një dokumentar duke ilustruar kështu se në kohën tonë është Qytetari, komuniteti që duhet të veprojë përballë entiteteve që parazitojnë përmes inercisë.
Është e rëndësishme që të kujdesemi për të gjithë lumenjtë e vegjël. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, mund të kemi të ardhme të mirë për zonën tonë
vijon ai.
Rasti në fjalë është një shembull i mirë edhe për Shqipërinë ku është bërë një aggression i paprecedentë kundër natyrës dhe ekosistemit, që nga Bregdeti e deri në pyje, përfshirë lumenj që po cenohen në tërësinë e tyre nga HEC-e të panumërt.
Add new comment