norvegji

Norvegji, hidhet në erë një digë 100-vjeçare për të rikthyer popullatat e peshkut

Postuar në 16 Janar, 2022 15:26

Një digë 100 vjeçare që bllokonte lumin Troms në Norvegji është hedhur në erë për të çliruar rrugën migratore të peshkut.

Është një hap i madh përpara. Jam shumë i lumur, bëhet gjithçka për të rikthyer lumenj të shëndetshëm dhe popullatat e peshkut

është shprehur Tore Sobakken i grupit “Gudbrandsdal Sportsfiskeforening”, që ka bërë fushatë për pesë vjet për të asgjësuar digën.

Norvegji/ Tre të vaksinuar me AstraZeneca, në spital me simptoma “të pazakonta”

Postuar në 13 Mars, 2021 18:29

Tre punonjës të sistemit shëndetësor në Norvegji, të vaksinuar kohët e fundit me AstraZeneca, po trajtohen në spital për hemorragji, mpiksje të gjakut dhe rënie të nivelit të trombociteve.

Norvegjia ndaloi të enjten shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca, pasi të njëjtën gjë bëri edhe Danimarka. Islanda u bë vendi i tretë që ndoqi shembullin e tyre.

"Ne nuk e dimë nëse rastet janë të lidhura me vaksinën", tha Sigurd Hortemo, një mjek i vjetër në Agjencinë Norvegjeze të Barnave në një konferencë për shtyp.

Të tre individët që patën efekte anësore janë nën 50 vjeç.

Norvegji/ Më shumë gra në bordet drejtuese të kompanive

Postuar në 16 Shkurt, 2021 13:31

Fondi norvegjez i pasurisë sovrane prej 1.3 trilion dollarë, më i madhi në botë, u kërkon kompanive në të cilat investon globalisht, të rrisin numrin e femrave në bordet drejtuese. Sugjerimi për këto kompani është që 30% e drejtuesve të jenë femra, bënë të ditur zyrtarët e lartë të fondit për Reuters.

1890, fjordet e vetmuara të Norvegjisë

Postuar në 13 Nëntor, 2016 14:20

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në vitin 1890 nga "Detroit Publishing Company" me teknikën fotokromatike. Jemi në Norvegji, në vendin e fjordeve dhe të akullit, ku na shfaqet një peizazh i virgjër; që ka diçka prej mjegullës imagjinative që të japin përrallat e Andersenit. Gjithsesi, një panoramë që mistifikohet edhe nga teknika fotografike. 

Zbulohen fosilet e një pylli tropikal në Svalbard të Norvegjisë

Postuar në 22 Nëntor, 2015 16:55

Në Svalbard të Norvegjisë është zbuluar së fundmi një pyll i fosilizuar që ka karakteristikat e një pylli tropikal. Pemët e zbuluara janë diçka mes një plame dhe fiereve dhe shkencëtarët mendojnë se ato ishinë pjesë një pylli të madh tropikal në këtë zonë. Gjatë epokës Devoniane, Svalbardi, që tani është në veriun e ftohtë mendohet të ketë qenë afër ekuatorit. Pylli u përmbyll nga llumi i ujërave dhe tabanit të një liqeni aty afër që mundësoi edhe fosilizimin. Sipas dr. Chriss Berry, zhdukja e këtij pylli provokoi një ndryshim dramatik klimaterik në atmosferën e Tokës.

Subscribe to RSS - norvegji