Qeveria britanike abrogon taksën për BBC-në

Postuar në 17 Janar, 2022 14:27

Qeveria britanike ka vendosur t’i japë fund financimit të BBC-së, rrjetit publik të transmetimit. Sekretarja për Kulturën Nadine Dorries ka njoftuar se kjo është hera e fundit  që rrjeti do të financohet sipas skemën në fuqi, për të nisur diskutimet mbi mënyra të tjera financimi.

Plani i qeverisë për të rishikuar skemën do të zbulohet këtë javë, por mediat britanike raportojnë se taksa do të mbetet 159 paund, me një rritje të lehtë pas vitit 2024 për t’u ndërprerë në vitin 2027.

Propozimi në fjalë pritet të godasë rëndë rrjetin që e ka taksën nga shikuesit si të ardhurën kryesore, ndërkohë që për kritikët e këtij plani, ai synon të zhvendosë vëmendjen nga skandalet e fundit që kanë përfshirë qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.