Vizion XXI: "Rusia nuk është aq e dobët sa duket, as aq e fortë", por Rusia nuk është e Mirë!!!

Postuar në 16 Janar, 2022 16:02

Situata e krijuar së fundmi në Lindje të Europës është një provë e mirë për brezin tonë për të kuptuar se cilën lloj politike ndjek i ashtuquajturi Perëndim. Ta lëmë mënjanë integrimin që u bë si pëlhura e Penelopës, e që i iku përherë konsideratës strategjike për Ballkanin, një rajon me jo më shumë se 20 milionë banorë në aq sa ka mbetur pa hyrë në BE. Të shohim Ukrainën dhe shtetet baltike, apo Poloninë, për të cilën Perëndimi edhe hyri formalisht në Luftën e Dytë Botërore. Kaosi në Perëndim nuk ka të bëjë me ushtrimin e papërgjegjshëm të të drejtave dhe sovranitetit, ai lidhet me mungesën e referencës gjeopolitike në Europën që sot është e papërkufizuar.

Në një shkrim të fundit të sajin, revista gjermane “Spiegel” raporton se brenda aleancës së Atlantikut të Veriut nuk ka ende qartësi sesi duhet t’i përgjigjen Rusisë, kërkesave dhe angazhimit të saj. Moska ka kërkuar që Perëndimi të mos vazhdojë më me zgjerimin ushtarak në Lindje. As të mos mbajë më baza në ish-republikat sovjetike.

Kjo kërkesë konsiderohet e parealizueshme nga NATO sepse NATO-ja na ecka me parime. Dhe se një ndër këto parime na qenka se çdo vend e zgjedh vetë rrugën e tij. Nëse e marrim këtë të ashtuquajturin parim në letër dhe e të tentojmë ta aplikojmë në Shqipëri do të shohim se çdo zgjedhje tjetër, konsiderohet si “ndikim malinj”. Perëndimi vazhdon të predikojë moralin e të mirit dhe të keqit, në një botë të cilën ka 300 vjet që e ka përmbytur me viktima.

Problemi është edhe Teknik, strikt ushtarak.

Një i brendshëm i tha “Spiegel” se brenda NATO ka frikë se forcat ruse mund të përdorin praninë e tyre të shtuar në Mesdhe, Afrikë e Veriut dhe Arktik për të goditur një një front të gjerë – edhe duke shënjestruar anëtarë të Aleancës. Burimet thanë se duhen pritur fushata massive dizinformimi dhe sulme kibernetike

shkruan revista.

Të njëjtat burime shprehen se në një eventualitet të tillë NATO nuk do të jetë në gjendje të përgjigjet menjëherë, çka rrezikon të krijojë vakum për besimin ndaj vetë fuqisë së Perëndimit. Ky problem ndërlikohet jo vetëm nga këto premisa të provokuara nga Perëndimi, por edhe nga përçarja e këtij të fundit. “Spiegel” vë në dukje se çdo konfrontim mes Rusisë dhe NATO-s do t’i jepte fund vënies në punë të Nord Stream 2, që thjesht nuk është operacional. Nëse kancelari gjerman e quan atë një sipërmarrje private, në SHBA apelojnë, madje me akte zyrtare për ta ndalur funksionimin e tij “me të gjitha mjetet e disponueshme dhe të përshtatshme”. I gjithë ky rrethrrotullim gjeopolitik në të vërtetë buron nga 3 aspekte: mungesa e një vizioni strategjik për veten nga Europa, paaftësia e saj për të krijuar një qendër efektive vendimmarrëse dhe tolerimi i zgjerimit ushtarak në Lindje, në të cilin ka interes vetëm SHBA, por jo Europa vetë.

Rusisë mund t’i kërkohet me presion dhe pa mëdyshje të sigurojë dhe heqë dorë nga çdo aktivitet në republikat balltike dhe më tej, por ajo që sot duket qartë është se agresioni rus është qartazi me natyrë mbrojtëse. Me natyrë mbrojtëse ishte agresioni sovjetik në balltik dhe Finlandë edhe në vitin 1940, me natyrë difensive ishte edhe pakti i Mos-sulmimit me Gjermaninë dhe koha provoi se Jalta ishte një vend ku "krimineli i Kremlinit" ishte një njeri me të cilin u arritën marrëveshje që u respektuan.

Momentumi i fundit të Luftës së Ftohtë u menaxhua përmes arrogancës dhe triumfalizmit, edhe pse komunizmi është pranuar gjerësiht se Implodoi. Humbja e kësaj kohe të çmuar na dëshmoi se boshllëku i lënë nga sovjetikët u pasua nga boshllëku ideor i Perëndimit që ofroi vetëm konsumizmin dhe një lloj marketimi të imperalizmit të mirë, për të sjellë botën e sotme të rajoneve gjeopolitike, parashikuar edhe ngë teoricienë të politikës së jashtme.

Dështim pas dështimi, shkatërrim pas shkatërrimi, Perëndimi, edhe ky afër nesh që vijon të na shohë si refugjatë pas 30 vjetësh, po paraziton mbi një pasuri që dikur do të mbarojë dhe po ushtron pushtetin me mekanizma hileqarë në një kohë kur çdo balancë po zhvendoset.

s.zaimi

Comments

Submitted by Sabriu (not verified) on

Lexo edhe ndonje liber historie bashkekohor per LIIB, mos gatuaj vetem me brumin e librave te historise te kohes se gjimnazit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.