Nord Stream
Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream
E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.
Lavrov: Ka ca pyetje të cilave Gjermania nuk u ka dhënë përgjigje
Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream ka sipas Rusisë më shumë sesa dorën e Ukrainës. Ndërsa Gjermania ka shpallur në kërkim një ukrainas si autorin e dyshuar të shpërthimit nënujor të tubacionit, Kremlini mendon se kaq nuk mjafton. Në një koment për të përditshmen Izvestia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, flet për një komplot shumë më të madh.
"Nëse na cenohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte"
Hungaria dhe Serbia do ta konsiderojnë sulm çdo ndërhyrje në tubacionet e gazit që vijnë nga Rusia. Në një bisedë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kujtoi rastin e sabotimit të Nord Stream, të cilin Hungaria e cilësoi akt terrorist dhe mungesën e një reagimi të fortë të Gjermanisë e quajti "manifestim të mungesës së sovranitetit".
Sabotimi në Nord Stream, hetimet çojnë në Poloni
Hetuesit në Gjermani po shqyrtojnë provat që sugjerojnë se një ekip sabotazhi përdori Poloninë si bazë operative për të hedhur në erë tubacionet Nord Stream në Detin Baltik, raporton Wall Street Journal (WSJ).
Hetuesit kanë vënë nën lupë jahtin « Andomeda », i cili ka kryer një udhëtim 2-javor në zonën e tubacioneve në kohën kur ndodhi incidenti.
Shërbimet amerikane: Nord Stream u sabotua nga njësitë speciale të Ukrainës
Shtetet e Bashkuara kanë pasur informacion mbi një sulm të planifikuar ukrainas mbi tubacionet e gazit natyror Nord Stream tre muaj përpara se ato të dëmtoheshin shtatorin e kaluar. Lajmin e bën të ditur The Washington Post.
Gazetari i njohur Seymour Hersh: Incidenti në Balltik, i urdhëruar nga Biden dhe realizuar nga CIA
Media të ndryshme kanë qarkulluar një shkrim të një gazetari të njohur investigativ, Seymour Hersh, fitues i çmimit “Pulitzer”, sipas të cilit incidentin e sabotimit të tubave të Nord Stream në detin Balltik më shatorin e vitit të kaluar e ka urdhëruar presidenti amerikan Joe Biden dhe ai është kryer nga marina dhe CIA.
Putin: Të gatshëm të furnizojmë me gaz Europën përmes linjës së mbetur të Nord Stream 2
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të nisë furnizmin me gaz të Europës përmes linjës së mbetur të gazsjellësit Nord Stream 2. Duke folur në Javën Ruse të Energjisë, Putin ndër të tjera citohet të jetë shprehur se:
Vizion XXI: "Rusia nuk është aq e dobët sa duket, as aq e fortë", por Rusia nuk është e Mirë!!!
Situata e krijuar së fundmi në Lindje të Europës është një provë e mirë për brezin tonë për të kuptuar se cilën lloj politike ndjek i ashtuquajturi Perëndim. Ta lëmë mënjanë integrimin që u bë si pëlhura e Penelopës, e që i iku përherë konsideratës strategjike për Ballkanin, një rajon me jo më shumë se 20 milionë banorë në aq sa ka mbetur pa hyrë në BE.
Rekord historik i çmimit të gazit në Europë, Rusia nis presionet për Nord Stream 2
Çmimet evropiane të gazit arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave të premten pasi Rusia reduktoi furnizimin, duke sinjalizuar presione të mëtejshme, në një kohë kur konsumatorët europianë duhet të përballen me nevoja të shtuara për shkak të sezonit të dimrit.
SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”
Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.
"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.