Kulturë
Intervista/“Europës i mungojnë personalitetet që dinë të sjellin ndryshimin”
Geert Mak, gazetar dhe shkrimtar holandez flet për Europën dhe krizën e saj. Në një intervistë për “Avvenire” Mak thotë se entuziazmi i viteve ’90, ai i rënies së Murit të Berlinit ushqeu një iluzion që është fara e krizës së sotme. Iluzionin se ajo energji poIzitive do të zgjidhte problemet, një gabim që mohoi nevojën e politikave dhe praktikës që plotëson emocionet. Intervista ka rëndësinë e vet për të kuptuar atë vështrim që vjen nga brenda Europës për situatën e tanishme, “ku ka kapluar frika” që i hap rrugë nacionalizmave.
Rusët dhe Perëndimi. Humori është më i vërtetë se media dhe politika
Ditët e fundit mediat perëndimore, ato britanike kryesisht, kanë trajtuar me një lloj alarmi kalimin e aeroplanmbajtëses ruse "Kuznetsov" në kanalin e La Manshit. Me tone nga lufta e ftohtë dhe me një lloj bezdie nga kjo provë force që vjen nga një vend, armiqësia politike e gjeopolitike me të cilin është shumë e ngulitur. Britanikët kanë edhe një ngarkesë emocionale që ndoshta buron nga historia më e famshme e spiunazhit të Luftës së Ftohtë me protagonist Kim Philby.
Replikë me Nasho Jorgaqin për lidhjen e Fishtës dhe klerit katolik me fashizmin
“Për fat të keq, shkruan Prof. Dr. Nasho Jorgaqi në artikullin e tij..., kleri katolik nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Përkundrazi, kleri katolik në një mënyrë a në një tjetër i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore duke cilësuar legjionet e saj “Pëllumba të Krishtit”...”.
Provincializimi i Europës. “Në qytetet tona nuk shihet më vetëm historia e Perëndimit”
Qyteti si shenjues konstant i kulturave. Perëndimi dhe pozicioni i tij përherë e më shumë në periferi të botës. Por edhe e keqja, misteri i saj. Këto janë disa tema që filozofi Franco Rella prek në intervistën për “Avvenire” duke dhënë disa grimca mendimi për tema që prekin gjithkënd, çdo vend, edhe një vend si Shqipëria. Vëzhgimet e holla dhe në thellësi kanë përparësinë se hapin rrugën për përkufizimin e kohës ku jetojmë dhe një kuptim më të mirë të saj. Në hyrje të intervistës Rella pyetet edhe për një aspekt të veprës së tij të fundit, “Pathos.
Ndahet nga jeta Teodor Laço
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Teodor Laço, shkrimtar dhe skenarist filmash. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1936 dhe mbaroi studimet e larta për Agronomi në Tiranë. Autor i shumë romaneve, novelave, dramave dhe komedive, Laço është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri. Pas vitit ’90 u angazhua në jetën politike, fillimisht me Partinë Socialdemokrate. 12 vjet deputet, ministër Kulture në vitet ’94-’97 si dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.
Rishkrim i historisë së qytetërimit kinez: Egjipti dhe Greqia e Lashtë, dy kontribues origjinalë
Kina po hedh disa hapa që mund të ndryshojnë historinë e saj ashtu siç e njohim. Disa javë më parë, një shkrim në “Foreign Policy”, bënte të qartë një qasje krejt të beftë për atë që është mësuar të bashkojë Kinën me diçka shumë të lashtë dhe me qytetërim origjinal. Në një shkrim të gjatë revista e njohur i bënte jehonë tezës së gjeokimistit Sun Weidong, “një shkencëtar i shumëdekoruar”, sipas të cilit zhvillimet qytetërimore në Kinën e lashtë burojnë nga Egjipti, apo nga emigrantë egjiptianë.
Vdes Dario Fo, nobelisti dhe komediani që satiririzoi politikën dhe Kishën
Regjisori, aktori dhe shkrimtari i çmimit Nobel në letërsi, Dario Fo ndërroi jetë pas një pneumonie të rëndë në moshën 90 vjeçare. Biri i një drejtori hekurudhash që ndërronte shpesh vendbanimin për shkak të punës, Dario Fo ndoqi filimisht gjurmët e të atit si aktor i majtë joprofesionist.
Në vitin 1940 Dario u transferua në Milano për të studiuar arkitekturë në Brera Art Academy, por Lufta e Dytë Botërore i prishi planet. Familja e tij mori pjesë në luftën antifashiste, duke ndihmuar ushtarë të forcave aleate të kalonin drejt Zvicrës. .
Nasho Jorgaqi në Zululand: Kleri katolik ka bashkëpunuar me pushtuesin; ndërsa Mjeda është më i madh se Fishta (Video)
Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar Nasho Jorgaqi, me të cilin Nano bisedoi lidhur mbi polemikën që ka shkaktuar një letër e Gjergj Fishtës dërguar në vitin 1939 një koloneli të ushtrisë italiane, të cilën ka qenë Jorgaqi që e ka publikuar, dhe e ka komentuar. Në shkrimin e tij, Jorgaqi thoshte në thelb se kjo letër është në provë tjetër e qëndrimit mirëkuptues me fashizmin që ka pasur Gjergj Fishta.
Ekspozita në Paris, Gazmend Leka: Pjesëmarrje tronditëse për një vend si Shqipëria (Video)
Artisti i njohur shqiptar, Gazmend Leka, ka mbajtur në Paris ekspozitën e tij e cila ishte e parë për një artist shqiptar ku rezultoi mjaft e sukseshme. Ne nje interviste telefonike për Tema TV, Leka shprehet se ekspozita ngjalli një interes mjaft të madh, ku të pranishëm ishin disa personalitete të njohura, si amabasadori i shqipërisë në Paris apo dhe studentë të ardhur enkas nga SHBA-ja për parë këtë ekspozitë. Ndër të tjera, piktori shqiptar thotë se ka dhe dy oferta të tjera për të bërë dy ekspozita që mund të cilat mund të bëhen në Itali.
Teza e kompromisit të Çabejit me fashizmin, e pavërtetë*
Në një polemikë me prof. Nasho Jorgaqin në “Panorama” të datës 7 tetor, prof. Romeo Gurakuqi formulon tezën e një “impostimi kompromisi deri dhe servitor” ndaj Italisë dhe më pas ndaj Wehrmacht-it “nga pjesa më e rëndësishme e elitës shtetformuese dhe ajo liberal-demokratike, të cilët u përpoqën që fatalitetin e pushtimit fashist, të cilin e konsideronin të përkohshëm dhe të pashmangshëm, ta amortizonin utopikisht, duke mos e lënë të përplasej egërsisht mbi shtetin dhe shoqërinë”.