Rusët dhe Perëndimi. Humori është më i vërtetë se media dhe politika

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:17

Ditët e fundit mediat perëndimore, ato britanike kryesisht, kanë trajtuar me një lloj alarmi kalimin e aeroplanmbajtëses ruse "Kuznetsov" në kanalin e La Manshit. Me tone nga lufta e ftohtë dhe me një lloj bezdie nga kjo provë force që vjen nga një vend, armiqësia politike e gjeopolitike me të cilin është shumë e ngulitur. Britanikët kanë edhe një ngarkesë emocionale që ndoshta buron nga historia më e famshme e spiunazhit të Luftës së Ftohtë me protagonist Kim Philby.

Ndoshta më realist sesa politikanët dhe mediat janë komedianët, një prej të cilëve, i mirënjohur David Mitchell, në vitin 2009, ka "folur" për rusët dhe ngacmimin që perëndimi ka me ta. Një fragmnent që përmbledh në pak fjali me shumë humor, qoftë politikën zevzeke të perëndimit, por edhe karakterin politik të rusëve që miraton dhunën dhe toleron diktaton. Më poshtë video:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.