Kulturë

Ceka: Vijmë nga pellazgët, duhet vetëm ta vërtetojmë

Postuar në 04 Qershor, 2018 21:22

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, shfaqet si mbështetës i linjës së origjinës pellazgo-ilire të shqiptarëve. Ceka ka sjellë këtë argument, ndonëse ky nuk mbështetet me dëshmi arkeologjike pellazgjike në Shqipëri, edhe kur ai vetë pranon që pellazgët dhe ilirët mbeten dy kufiza të panjohura.

80 vjet Superman

Postuar në 01 Qershor, 2018 17:49

Tetëdhjetë vjet pas lindjes së tij, Superman vazhdon të përfaqësojë në imagjinatën kolektive superheroin dhe të mbushë arkën e kompanisë amerikane D.C. Comic.Në pranverën e vitit 1938, kompania që ekzistonte para D.C Comics lëshoi një seri të re, Action Comics. Në numrin e parë, 13 faqet i iushin dedikuar një heroi krejtësisht të ri, një të huaj me fuqi të mbinatyrshme, i mbijetuari i fundit i planetit Kripton: Ky është Supermani, Njeriu prej Çeliku.

Ndahet nga jeta akademiku i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Postuar në 24 Maj, 2018 11:00

Akademiku i njohur, autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta. 
Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.
Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës

Ndërron jetë historiani Bernard Lewis

Postuar në 21 Maj, 2018 11:37

Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.

“Zhduket” nga qarkullimi Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe

Postuar në 20 Maj, 2018 13:11

“Fjalori elektronik i gjuhës shqipe”, në variantin e tij të ri në bazë të fjalorit të “Gjuhës së sotme shqipe” të vitit 1980 nuk është më në qarkullim.

I hartuar dhe i nxjerrë në qarkullim në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Instituti i Gjuhësisë së Akademisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me “Terminal Albania” dhe Leonard Boduri në Kosovë, ky fjalor tashmë nuk gjendet në duart e lexuesit dhe është zhdukur, për shkak të mosmarrveshjeve midis Institutit të Gjuhësisë dhe përfaqësuesit të “Terminal Albania”.

Shitet për 157.2 mln dollarë nudoja e Modigliani-t

Postuar në 18 Maj, 2018 19:26

Një pikturë e Amedeo Modigliani-t u bë vepra e katërt e artit me çmimin më të lartë të shitur në një ankand. E titulluar "Nu couché", tabloja e një gruaje nudo të shtrirë kapi shifrën e 157.2 milionë dollarëve.

Shtëpia 274-vjeçare e ankandeve konfirmoi se piktura në vaj kishte arritur çmimin më të lartë të çdo pune në historinë e kompanisë. E njëjta punë Modiglianit në 2003-in kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh.

Pas faqeve të mbuluara/Ditari seksual i Ana Frank

Postuar në 16 Maj, 2018 17:44

Botohen shënime  të panjohura të ditarit të  Anne Frank, ku ajo shfaq mendimet e saj "të pista" për seksin, dhe lakuriqësinë. Siç është e njohur, ditari i vajzës hebreje, është shkruar gjatë kohës që ajo qëndronte e fshehur nga nazistët dhe u botua pas vdekjes së saj në fund të luftës. BBC thotë se këto dy faqe ishin të ngjitura me një letër me ngjyrë kafe, me sa duket për t’i mbajtur të fshehura nga prindërit. Megjithatë, teknikat e reja të imazhit u kanë mundësuar hulumtuesve t'i lexojnë ato.

Një film për Arbërinë

Postuar në 07 Maj, 2018 23:34

Arbëria. Ky është titulli i një filmi që po realizohet nga Francesca Olivieri i cili trajton temën e një vajze arbëreshe që rigjen rrënjët e veta të origjinës. Aida është një vajzë nga pakica arbëreshe e cila i kundërvihet zakoneve dhe largohet jashtë. Me vdekjen e të atit detyrohet të rikthehet për të rënë në kontakt me origjinën, me një gjuhë dhe etni tjetër.

Bllok nga arkivat serbe dhe greke për punimin e ri "Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të"

Postuar në 01 Maj, 2018 17:21

Një punim i 43 historianëve pretendon të japë në një përmasë më të plotë se deri më tani historinë e popullit shqiptar në shekullin që lamë pas. Në një intervistë për Tema Tv, historian Beqir Meta, një prej autorëve, thotë se ka të dhëna të reja dokumentare që pasurojnë historinë. Vëllimi i parë shkon deri në vitin 1920 dhe nuk merret vetëm me historinë e Shqipërisë, por përfshin edhe shqiptarët që banojnë jashtë territorit të shtetit të parë të shqiptarëve, pra Shqipërisë.

Botohet së shpejti Fjalori Historik i Shqipes

Postuar në 30 Prill, 2018 18:18

Fjalori historik i shqipes, është një nga projektet që Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Mynihut në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë në Shqipëri ka në plan të sjellë në lëmin e shqipes. Fjalori, do të pasqyrojë lëndën leksikore që nga “Meshari” i Gjon Buzukut deri në fillim të shekullit XX. Lajmin e jep kreu i institutit, Valter Memisha, i cili thotë se fjalori ka rëndësi shumë të madhe. 

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë