“Zhduket” nga qarkullimi Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe

Postuar në 20 Maj, 2018 13:11

“Fjalori elektronik i gjuhës shqipe”, në variantin e tij të ri në bazë të fjalorit të “Gjuhës së sotme shqipe” të vitit 1980 nuk është më në qarkullim.

I hartuar dhe i nxjerrë në qarkullim në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Instituti i Gjuhësisë së Akademisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me “Terminal Albania” dhe Leonard Boduri në Kosovë, ky fjalor tashmë nuk gjendet në duart e lexuesit dhe është zhdukur, për shkak të mosmarrveshjeve midis Institutit të Gjuhësisë dhe përfaqësuesit të “Terminal Albania”.

Kreu i Institutit Valter Memisha bën me dije, se Boduri e ka shitur fjalorin deri në një moment të caktur, duke shkelur marrëveshjen e bërë me Institutin e Gjuhësisë dhe në mënyrë krejtësisht jo korrekte dhe për këtë do të ndiqet penalisht derisa çështja të zgjidhet në gjyq. Sot, shqipja ka në përdorim vetëm një fjalor elektronik të hartuar nga qendra për Edukim dhe Përparim e Kosovës.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.