Shitet për 157.2 mln dollarë nudoja e Modigliani-t
Një pikturë e Amedeo Modigliani-t u bë vepra e katërt e artit me çmimin më të lartë të shitur në një ankand. E titulluar "Nu couché", tabloja e një gruaje nudo të shtrirë kapi shifrën e 157.2 milionë dollarëve.
Shtëpia 274-vjeçare e ankandeve konfirmoi se piktura në vaj kishte arritur çmimin më të lartë të çdo pune në historinë e kompanisë. E njëjta punë Modiglianit në 2003-in kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh.
Piktura në kanavacë është një nudo e Modigliani-t që daton në 1917 ku autori aludon për "fuqinë dhe autonominë në rritje të grave”. Piktura u përfundua 3 vjet para vdekjes së Modigliani në moshën 35 vjeçare dhe është piktura më e madhe në punën e tij.
Piktura më e shtrenjtë të artit e shitur në një ankand ende i përket Leonardo da Vinçit, "Salvator Mundi" të e cila u shit për 450.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie's - në nëntor. Blerjet e veprave të artit kanë njohur një kulm vitet e fundit. Në vitin 2017 ka patur marrëveshje me vlerë prej 63.7 miliardë dollarësh me - një rritje prej 12 për qind nga një vit më parë.
Add new comment