Një film për Arbërinë

Postuar në 07 Maj, 2018 23:34

Arbëria. Ky është titulli i një filmi që po realizohet nga Francesca Olivieri i cili trajton temën e një vajze arbëreshe që rigjen rrënjët e veta të origjinës. Aida është një vajzë nga pakica arbëreshe e cila i kundërvihet zakoneve dhe largohet jashtë. Me vdekjen e të atit detyrohet të rikthehet për të rënë në kontakt me origjinën, me një gjuhë dhe etni tjetër.

Filmi i bën jehonë identitetit që ka shumë rëndësi në kohët që jetojmë dhe për ya përforcuar këtë ide në spotin njoftues shfaqen sekuenca ku flitet në gjuhën e vjetër shqipe. Në rolin kryesor është Caterina Misai, ndërkohë që në rolin e mbesës së Aidës, Luçia-s, është aktorja Brixhilda Shqalsi. Vetë regjizorja Olivieri është me origjinë arbëreshe e lindur në Piemonte. 

Ekipi realizues është duke mbledhur fonde edhe online, një rast i mirë ky që edhe Ministria e Kulturës të kujtohej për të ndihmuar, qoftë me një përshëndetje, me diçka që në një farë mënyre i ndihmon edhe imazhit të shqiptarëve si pjesë e asaj Europe që sot po ua mohon një pjese të tyre pranimin në gjirin e vet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.