filmi
Stili dhe Mediumi te Filmi
"Oppenheimer" hap debate në Indi
Filmi "Oppenheimer" nga Christopher Nolan ndezi polemikat në Indi Indi mbi një skenë intime në të cilën protagonisti reciton një varg nga shkrimi i shenjtë hindu, Bhagavad Gita. Kjo bëri që në mediat sociale të nisnin thirrjet për të bojkotuar filmin.
Drama rrëfen historinë e fizikanit teorik amerikan J. Robert Oppenheimer – i referuar shpesh si ‘babai i bombës atomike’ – i cili eksploron krijimin e projektit famëkeq Manhattan, i cili kulmoi me bombardimet amerikane të qyteteve japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit më 6 dhe 9 gusht 1945.
MYNIHU I PASQARUAR I EUROPËS
Mynih – Pragu i Luftës. Është një film që fiton autoritet përmes pjesëmarrjes në të të Jeremy Irons. Skenari i shkruar nga Ben Power, merr shkas nga një novelë e Robert Harris dhe është ekranizuar nga Christian Schwochow.
Jurassic World Dominion, një përrallë kinematografike me modelin e Apple dhe Tim Cook si "I Keqi"
Jurasic Ëorld – Dominion është shfaqur në kinema me kredencialet e një realizimi skenik të mirë, por me një skenar ideologjik që i mëshon temës së mjedisit dhe ekuilibrit të jetës. Një planet ku njerëzit bashkëjetojnë me dinosaurët, ku ka madje një treg të zi dinozaurësh, në vazhdën e pëprpjekjeve të kinemasë së sotme për të paraprirë skenën e një bote ku normalja është përmbysur.
Top-Gun: Maverick, një hero në skenë
Ka shumë që pyesinin, ku bëhet Maverick? Ata që kanë parë “Top-Gun” të vitit 1986, një emblemë e epërsisë amerikane në botën e atëhershme, një hit- parade e forcës, vitalitetit, optimizmit që përbën atë ëndrrën amerikane të asaj kohe, me siguri që kanë pritur të shohin pilotin e jashtëzakonshëm, Pete "Maverick" Mitchell, se çfarë bën në këto 36 vitet e fundit.
Sesi një pilot i Luftës së Ftohtë mbijeton në kohën e tanishme dhe sesi ai mund t’i vlejë diçka më shumë sesa kujtimi i një veterani.
Mincemeat/Çurçilli e beson ende, sepse duhet ta besojë
Netflix, Warner Bros dhe Pictures FilmNation Entertainment kanë podhuar së fundmi një film mbi ngjarjet e vërteta të Luftës së Dytë Botërore ku trajtohet një ndër operacionet e cilësuar si kryesoret në mashtrimin e Gjermanisë Naziste. Operacioni Mincemeat, i elaboruar mbi një memo që mendohet se iu sugjerua shërbimeve të marinës nga Ian Fleming, vjen në këtë paraqitje kinematografike nën narrativën e shkrimtarit, që ishte siç prezantohet edhe dëshmitar, por edhe protagonist.
“Zgjoi”, producenti Uka: Filmi, një mesazh nga Kosova për gratë e gjithë botës
Filmi “Zgjoi”, një ndër pretendentët për t’u nominuar për Oskar në kategorinë e filmit ndërkombëtar, është vlerësuar gjerësisht nga Kritika. Ai është një nga 15 filmat e listës që po shqyrtohen nga Akademia, e cila e jep vendimin e saj më 8 shkurt. Filmi me regji të Blerta Bashollit është vlerësuar me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Kina "mund" Amerikën me "Betejën e liqenit Changjin" (VIDEO)
Nëse është fjala për arkëtimet, një film kinez thyen rekordet e “Agjentit 007” dhe "Fast and Furious". “Beteja e liqenit Changjin", një film epik 176-minutësh me aktorin kinez Wu Jing, nuk është vetëm filmi me fitimin më të madh në mbarë botën deri më tani për vitin 2021, por është bërë edhe filmi më i suksesshëm në historinë e Kinës -- duke lënë pas edhe "Wolf Warrior 2" të 2017, në të cilin luan sërish Wu -- sipas platformës së biletave Maoyan Entertainment.
Mësimet e Meyer Lanskyt
Një plak me buzëqeshje budiste që ecën i sigurtë në një plazh.
Kështu mbyllet filmi “Lansky” i drejtuar nga Eytan Rockaway që sugjeron një lloj biografie për gangsterin e njohur hebre, Meyer Lanski. Emër shumë i njohur, historik madje i krimit të organizuar të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, më saktë një nga dy krenat e dyshes që hodhi themelet e organizimit në stil korporate të tij bashkë me Salvatore Lucanian, njohur si Lucy Luciano.
Filmi për rezistencën franceze fiton Oskarin si dokumentari më i mirë
Një film me metrazh të shkurtër mbi rezistencën franceze është fitues i Oscar-it në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi 25-minutësh “Colette” i regjisorit Anthony Giacchino rrëfen historinë e Marin-Catherine, ndërsa ajo shkel për herë të parë në Gjermani që para Luftës së Dytë Botërore për të vizituar kampin e përqendrimit ku vdiq i vëllai në 1945.