Mincemeat/Çurçilli e beson ende, sepse duhet ta besojë
Netflix, Warner Bros dhe Pictures FilmNation Entertainment kanë podhuar së fundmi një film mbi ngjarjet e vërteta të Luftës së Dytë Botërore ku trajtohet një ndër operacionet e cilësuar si kryesoret në mashtrimin e Gjermanisë Naziste. Operacioni Mincemeat, i elaboruar mbi një memo që mendohet se iu sugjerua shërbimeve të marinës nga Ian Fleming, vjen në këtë paraqitje kinematografike nën narrativën e shkrimtarit, që ishte siç prezantohet edhe dëshmitar, por edhe protagonist.
Filmi duket se i përmbahet historisë së njohur deri më tani: ideja e Winston Churchill për të goditur Gjermaninë në barkun e e saj, pra në Mesdhe do të duhej të zgjidhte Siçilinë për zbarkimin aleat në vitin 1943, ndonëse në trajtesa të tjera, kryeministri britanik do të kishte preferuar Greqinë, refuzua si politikë strikt britanike nga amerikanët. Skenari është i njohur: britanikët u përpoqën të mashtrojnë nazistët, duke vendosur nën kredencialet e rreme të një kufome disa dokumene të fabrikuara si sekret, në të cilat flitej për zbarkimin në Greqi.
Trupi i përgatitur mirë në prizmin kriminalistik u lëshua nga një nëndetëse në afërsi të Kadizit, në Spanjën neutrale dhe përmes agjentëve britanikë u kontrabandua tek agjentët gjermanë. Thuhet se gjermanët e hëngrën karremin dhe zhvendosën trupa nga Siçilia për të përforcuar Greqinë. Filmi shkon edhe më tej kur njeh si fakt në dinamikën e skenarit të vet një rol ende të paqartë të fraksionit anti-hitlerian në Gjermani, mishëruar te një zyrtar i lartë i shërbimeve ushtarake, Alexis von Roenne, një anti-hitlerian por me besimin e Hitlerit, të cilit i konvenoi mashtrimi britanik në funksion të goditjes së liderit gjerman. Nuk dihet sesa në të vërtetë veproi ky karrem, por filmi vetë sjell një atmosferë shekspiriane, ku situata fermentohet në të tërën e vet përmes dramës së disa njerëzve.
Drama e madhe nuk shihet, tragjedia e luftës nuk preket, ajo është zëvendësuar me luftën e paradhomës, errësirës, fjalëve dhe letrave të fabrikuara. Rrjedha e luftës ngjan se është fryt i imagjinatës së pak njerëzve, ndërkohë që epika e saj thërret si protagonistë edhe një ushtar të thjeshtë me një armë në krah.
Dilema e një operacioni kaq kritik kryqëzohet me dilemat personale të protagonistëve që tingëllojnë përherë si shkrimtarë melankolikë që plotësojnë romanin e jetës së tyre me një epilog. Plotësuar kjo edhe nga gjetjet e mira skenike. Pas “The Darkest Our” ky është trajtimi i dytë atipik që një dorë britanike i bën një lufte që shihet përherë e murosur nën peshën e vendimeve racionale dhe mirëstudiuara.
Pse mendon se Çurçilli vazhdon të besojë te kjo ?
një pyetje që merr përgjigjen e thatë :
Sepse ai duhet të besojë
Ai që u konceptua si barku i butë i HItlerit, shndërrohet kështu në katalizator të elementit strategjik kryesor në luftë: iniciativës.
Në ato pak dalje, Çurçilli evidentohet si aventurieri më i madh, një kumarxhi i ftohtë në një lojë shumë të madhe, por edhe lideri që vetëm me pak besim të verbër mund të ringrinte një komb dhe një perandori të shtyrë në buzë të greminës.
Mashtrimi i Hitlerit me një kufomë në Kadiz ? Një histori shumë e bukur për t’u treguar dhe ekranizuar, edhe pse heronjtë nuk ka sesi të mos jenë realë.
Add new comment