Ndërron jetë historiani Bernard Lewis
Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.
Lewis u lind në Londër në vitin 1916 nga prindër hebrej nga Europa Lindore. Përfundoi studimet në Shkollën Orientale në Universitetin e Londrës. Pjesëmarrës në LIB dhe më pas lektor në universitet në Londër dhe më vonë u zhvendos drejt SHBA në Princeton.
Leëis ishte mbrojtës i tezës se turqit nuk kanë kryer genocid ndaj armenëve dhe për këtë provokoi sërish reagime.
Shkroi 30 libra dhe qindra artikuj gjatë jetës së tij. Ishte i pari që hodhi në qarkullim temrin Përplasja e Qytetërimeve përpara se ai të popullarizohej nga Samuel Huntington.
Add new comment