historiani

Historiani britanik: Skulpturat e Partenonit, kopje romake (Video)

Postuar në 07 Shtator, 2018 11:15

Historiani i artit britanik Nigel Konstam pretendon se  mermerët e Partenonit, të grabitura nga Earl Elgin janë kopje romake që zëvendësuan skulpturat origjinale. Më konkretisht, teoria e tij thotë se skulpturat origjinale të Parthenonit "u dëmtuan nga një shi acid” të ndikuar nga oxhaqet afër Akropolit.

Historiani britanik thotë se pikëpamja e tij bazohet në prova të forta: "Teoria ime është aq e fortë, sepse elementet që mbështesin pikëpamjen time janë sa të thjeshta aq edhe të qarta, madje edhe për njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të për të shohin dallimet"

Ndërron jetë historiani Bernard Lewis

Postuar në 21 Maj, 2018 11:37

Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.

Spektakli identitar me Skënderbeun

Postuar në 08 Korrik, 2016 10:43

Me ose pa planifikim, Talha Uğurluel, i sojit të rrëfimtarëve të turbo-historisë, mori famë si historian në botën virtuale shqiptare, e natyrisht si turk, falë një videoje të xhiruar pranë varrit të Skënderbeut, veprimet e të cilit interpretohen me njësitë matëse të një historiografie të sakralizuar, që, duke pretenduar përcaktimin e të Mirës dhe e të Keqes, e ndan të shkuarën në funksion të raportit Ne/Ata, jo thjesht me personazhe, por me heronj e tradhtarë.

Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:42

Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi,  si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit.

Subscribe to RSS - historiani