80 vjet Superman
Tetëdhjetë vjet pas lindjes së tij, Superman vazhdon të përfaqësojë në imagjinatën kolektive superheroin dhe të mbushë arkën e kompanisë amerikane D.C. Comic.Në pranverën e vitit 1938, kompania që ekzistonte para D.C Comics lëshoi një seri të re, Action Comics. Në numrin e parë, 13 faqet i iushin dedikuar një heroi krejtësisht të ri, një të huaj me fuqi të mbinatyrshme, i mbijetuari i fundit i planetit Kripton: Ky është Supermani, Njeriu prej Çeliku.
Suksesi ishte i menjëhershëm. Vetëm një vit më vonë, D.C.Comics publikojnë seritë e reja të "Superman" dhe lançoi një tjetër superhero që edhe ai do të bëhej i famshëm në histori: Batman.Në 80 vjet receta nuk ndryshoi. Superman vesh gjithmonë një kostum me ngjyrat e Shteteve të Bashkuara, me inicialin origjinal "S" që shfaqet në një sfond të verdhë.
Filma, video games, karikatura, seri televizive: Superman është kudo. Qyteti i Metropolis në shtetin e Illinois merr emrin e vet nga qyteti virtual ku banon ky hero. Qyteti amerikan organizon çdo vit një festival në nder të tij. "Është superheroi më i njohur në kulturën popullore” thotë Jared Smith shpjegon, shitës në dyqan me në Uashington. Prilli i ardhshëm do të jetë rradha e Batman për t'u bashkuar me grupin e heronjve 80-vjeçarë. Batman, njeriu që vazhdon të fluturojë dhe të pushtojë audiencën.
Add new comment