Ceka: Vijmë nga pellazgët, duhet vetëm ta vërtetojmë

Postuar në 04 Qershor, 2018 21:22

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, shfaqet si mbështetës i linjës së origjinës pellazgo-ilire të shqiptarëve. Ceka ka sjellë këtë argument, ndonëse ky nuk mbështetet me dëshmi arkeologjike pellazgjike në Shqipëri, edhe kur ai vetë pranon që pellazgët dhe ilirët mbeten dy kufiza të panjohura.

Mendimi tij është i thjeshtë, pellazgët janë paraardhësit e ilirëve; shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, kjo është triada të cilën nuk mund ta kundërshtojë askush, por janë të rrallë ata të cilët e atakojnë mënyrën, mjetet, të themi, metodologjinë për ta zgjidhur këtë trinom, ku kemi një të njohur të vetme dhe ky është elementi ai shqiptar; dy të tjerat ilirët dhe pellazgët mbeten gjithmonë në diskutim qoftë të gjuhësisë dhe qoftë të arkeologjisë

deklaroi Ceka.

Këtë deklaratë, arkeologu Ceka e ka bërë në ceremoninë e promovimit në Akademinë e Shkencave të monografisë “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër” të Arsim Spahiut. Sipas vetë Spahiut, ky botim provon qartë se pellazgët shumë kohë para helenëve kanë pasur epopetë e tyre, të cilat, akejtë i kanë përvetësuar dhe shndërruar në epope kombëtare të Greqisë.

Pjesëmarrës në promovim ishin studiues dhe personalitete të njohura të historisë dhe arkeologjisë shqiptare, të cilët kanë referuar mbi librin e Arsim Spahiut.

TemaTv

Comments

Submitted by i (not verified) on

Si përfundim në këtë vend ka vetëm karagjozë frikacakë që nuk dinë asgjë shkruajnë çfarë ju do b.... dhe në fund nuk kanë asnjë fakt. ...

Submitted by Taras (not verified) on

Ceka harron se kane kaluar qindra shekuj ku popullatat jane perziere. Vetem keto 25 vite shqiptaret kane pothuaj 15 perqind te popullsise te perziere, e mendo per qindra shekuj ku nuk ka ngelur gjak pellazgu.
O Ceke, shikoje cehren e shqiptarit?! Eshte njesoj me vellezerit nga Kaukazi.

Nuk I intereson njeriu per Pellazge e Ilire, njerezit behen edhe afrikane sikur tiu jepet nje mireqenie sociale. Boll me brockullat e Pellazgollogjise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.