Kulturë

Historia e mjegullt e artit oriental

Postuar në 21 Nëntor, 2019 21:43

 

Si shumë prej të rinjve që studiojnë Lindjen e Mesme, më përndjek ende Edward Said, 41 vjet pasi ai shkroi "Orientalizmin". Libri argumenton se akademikët perëndimorë, shkrimtarë, artistë dhe gazetarë kishin qenë agjentë të fuqisë së butë evropiane për më shumë se dy shekuj, duke ndërtuar kështu një imazh ekzotik të Lindjes. Arti oriental, letërsia, hartat dhe artefaktet e kanë përforcuar mentalitetin mbizotërues të kolonialistëve dhe kanë zgjuar oreksin e qeverive perëndimore për të pushtuar dhe për të shtënë në dorë kombet e Lindjes, sipas Said.

Kulti i marksizëm-leninizmit dhe zhbërja e filozofisë

Postuar në 21 Nëntor, 2019 02:58

 

Çështja me të cilën do të merrem në këtë kumtesë do ta formuloja kësisoj: Çka ndodhi me filozofinë e Marksit, në veçanti dhe me filozofinë në përgjithësi, brenda “marksizëm-leninizmit si ideologji zyrtare e regjimeve komuniste?” Do t’i kem këtu parasysh disa procese politike e ideologjike në Bashkimin Sovjetik, në Francë dhe në ish-Jugosllavi.

Europa Nostra: Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar

Postuar në 20 Nëntor, 2019 16:20

Guy Clausse zëvëndës President ekzekutiv i Europa Nostra, që prezantohet si Federatë Paneuropiane për Trashëgiminë Kulturore dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj kanë nisur një letër për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, përmes së cilës i kërkohet qeverisë shqiptare të heqë dorë nga projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Më poshtë letra e publikuar nga AMT:

Enverizmi, një formë e mënjanimit të mendimit filozofik në komunizëm

Postuar në 19 Nëntor, 2019 21:13

"Kultet e komunizmit” ishte tema e Konferencës së III Kombëtare për totalitarizmin, e mbajtur pak ditë më parë në një nga sallat e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Studiues, profesorë të sociologjisë, shkencave politike, historisë dhe filozofisë në kumtesat e tyre analizuan ngritjen e kulteve të ideologjisë komuniste.

Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë mund të jepen me koncesion. Futet në lojë edhe Parlamenti

Postuar në 09 Nëntor, 2019 16:11

Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të jepen me koncesion te privatët. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mohoi një gjë të tillë pak ditë më parë në prezantimin e Planit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Butrintit, por një udhëzim i firmosur prej saj në datën 14 tetor 2019 sqaron përfundimisht se vizioni menaxherial i kësaj qeveriëe për pasurinë është vetëm një: Privatizimi de facto.

Biblioteka Ambrosiana njofton dixhitalizimin e 36 mijë dorëshkrimeve

Postuar në 08 Nëntor, 2019 13:17

Biblioteka Ambrosiana në Milano ka njoftuar nisjen e procesit të dixhitalizimit. E konsideruar si një ndër entet me pasurinë librare nga më të çmuarat në botë, Biblioteka u krijua nga kardinali Borromeo 400 vjet më parë. Kodikë arabë, hebraikë, latinë, grekë, italianë, siriakë, armenë dhe persianë janë pjesë e pasurisë së saj nga të cilët do të dixhitalizohen 36 mijë njësi në dorëshkrim.

Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder

Postuar në 04 Nëntor, 2019 16:30

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.

Qeveria pendohet për dhuratën e UNESCO-s, anulohet vendimi për ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”

Postuar në 31 Tetor, 2019 12:09

Një vit pasi qeveria shqiptare kishte vendosur t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”, ky vendim është tërhequr. Me një VKM të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka vendosur që piktura do të qëndrojë në Shqipëri.

“Ngjallja e Shën Llazarit” do t’i dhurohej UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Me VKM-në nr 564, datë 29.09.2018, qeveria “Rama” vendosi që piktura e saporestauruar do t’i dhurohej organizatës që mbron trashëgiminë kulturore.

Otomanët kozmopolitanë

Postuar në 28 Tetor, 2019 16:42

 

Pse mungoi Kryeministri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit?

Postuar në 23 Tetor, 2019 15:39

Pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë dhe njoftoi përfundimin e punës për Planin e Menaxhimit të Parkut të Butrintit. Plani është një bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan  dhe për të janë akorduar 250 mijë dollarë.

Plani parashikon rikapitalizimin e zonës në funksion të zhvillimit ekonomik me bazë turizmin arkeologjik. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë realisht, nëse do të ketë kontrata koncesionare, apo jo. Qeveria duket e frustruar nga ideja e koncesionit dhe prefereon t’i miratojë ato duke shmangur vëmendjen publike.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë