Kulturë
Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë
Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë. E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.
Shqipëria e luftës në kujtimet e majorit britanik Anthony Quayle
Micheli: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve
Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian. Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë.
Borova, reflektime histokratike të para me syrin e një fati individual të jashtëm*
Histori/Kontributi i Koço Tashkos në përpilimin e një koncepti të politikës së aleancave gjatë LANÇL*
Gruaja në komunizëm, modeli sovjetik dhe ai shqiptar
“Komunizmi dhe feminizmi: Format e trajtimit të grave gjatë regjimit komunist në Shqipëri” ishte tema e konferencës dyditore që mblodhi studiues të fushave të ndryshme në javën e parë të dhjetorit. Konferenca e organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer riktheu në vëmendje gjendjes e gruas gjatë regjimit komunist, nga kënvështrime të ndryshme, bazuar në dokumente të kohës dhe dëshmi grash për përvojën e tyre të persekutimit gjatë regjimit komunist.
Histori/Batalioni "Antonio Gramsci" në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare*
Antifashiste, nacionaliste apo komuniste?! Cili ishte karakteri i Luftës?
E mbushur me mitizime, monopolizime dhe të pavërteta. Kështu serviret historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare sipas studiuesit Uran Butka, edhe 75 vjet pas çlirimit të vendit. Në një bisedë për TemA TV, ai vëren se pjesë e Luftës janë në fakt jo vetëm ata që luftuan për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por edhe nacionalistë të Ballit apo të Legalitetit dhe jo vetëm.
Historia e mjegullt e artit oriental
Si shumë prej të rinjve që studiojnë Lindjen e Mesme, më përndjek ende Edward Said, 41 vjet pasi ai shkroi "Orientalizmin". Libri argumenton se akademikët perëndimorë, shkrimtarë, artistë dhe gazetarë kishin qenë agjentë të fuqisë së butë evropiane për më shumë se dy shekuj, duke ndërtuar kështu një imazh ekzotik të Lindjes. Arti oriental, letërsia, hartat dhe artefaktet e kanë përforcuar mentalitetin mbizotërues të kolonialistëve dhe kanë zgjuar oreksin e qeverive perëndimore për të pushtuar dhe për të shtënë në dorë kombet e Lindjes, sipas Said.
Kulti i marksizëm-leninizmit dhe zhbërja e filozofisë
Çështja me të cilën do të merrem në këtë kumtesë do ta formuloja kësisoj: Çka ndodhi me filozofinë e Marksit, në veçanti dhe me filozofinë në përgjithësi, brenda “marksizëm-leninizmit si ideologji zyrtare e regjimeve komuniste?” Do t’i kem këtu parasysh disa procese politike e ideologjike në Bashkimin Sovjetik, në Francë dhe në ish-Jugosllavi.