Gruaja në komunizëm, modeli sovjetik dhe ai shqiptar

Postuar në 08 Dhjetor, 2019 22:04

“Komunizmi dhe feminizmi: Format e trajtimit të grave gjatë regjimit komunist në Shqipëri” ishte tema e konferencës dyditore që mblodhi studiues të fushave të ndryshme në javën e parë të dhjetorit. Konferenca e organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer riktheu në vëmendje gjendjes e gruas gjatë regjimit komunist, nga kënvështrime të ndryshme, bazuar në dokumente të kohës dhe dëshmi grash për përvojën e tyre të persekutimit gjatë regjimit komunist.

Për studiuesin Klejdi Këlliçi, gjatë regjimit komunist, gruaja u përdor si mjet penetrimi nga shteti në familje. Kësaj i shërbeu revista “Shqiptarja e re”, një organ i Bashkimit të Gruas Shqiptare, nëpërmjet të cilit përçoheshin politikat zyrtare, por edhe jepeshin orientime për organizimin e jetës dhe familjes.

Këlliçi e ndan këtë në dy periudha: Para dhe pas viteve '60.

Mund t’i ndajmë në dy periudha: në përiudhën ku ravijëzohet e ardhmja e ndritur  për gruan, e cila kishte për bazë modelin sovjetik, një model jo shumë i artikuluar sesa i treguar. Pra nëpërmjet pamjeve të ndryshme që vinin nga bashkimi sovjetik, si trajtoheshin gratë fëmijët. Ky duhej të ishte shembulli. Dhe pas viteve 60, Shqipëria fillon e industrializohet, gruaja shihet si krah pune", shprehet ai.

Megjithatë, sipas Këlliçit gratë shqiptare nuk iu përmbajtën plotësisht modelit sovjetik. Te gruaja në Shqipëri u ruajtën karakteristika tipike shqiptare. Familja shqiptare i ngjan më shumë një familjeje tradicionale sesa një familjeje që themelohet e re mbi paradigmën e komunizmit. Kjo për dy arsye:

E para sepse e ka të vështirë sistemi të shkëputet totalisht nga tradita, e dyta sepse është një sistem që e ka të pamjaftueshme të sigurojë të gjithë mekanizmat për të arritur në atë që quhet emancipimi i gruas”.

Modeli shqiptar e vë theksin te tradita dhe familja e zgjeruar. Gjenerata e mesme kthehet në qendrën e rëndesës, që kujdeset edhe për fëmijët, edhe për të moshuarit. Ndërsa këta të fundit u kthyen në një farë institucioni që kompensoi mungesën e shtetit social.  

Theksin, regjimi, nga pikëpamja ideologjike e vinte te kujdesi që kishte gjenerata e mesit, pra burri dhe gruaja, edhe për të vjetrit, edhe për fëmijët. P.sh ka qenë tabu dhe është trajtuar nga filmat braktisja e të moshuarve. Të çoje një prind në azil, që sot mund të jetë normale... pleqtë kompensonin atë që ishin mungesat e një shteti social”, thotë Këlliçi.  

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.