Antifashiste, nacionaliste apo komuniste?! Cili ishte karakteri i Luftës?

Postuar në 29 Nëntor, 2019 15:25

 

E mbushur me mitizime, monopolizime dhe të pavërteta. Kështu serviret historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare sipas studiuesit Uran Butka, edhe 75 vjet pas çlirimit të vendit. Në një bisedë për TemA TV, ai vëren se pjesë e Luftës janë në fakt jo vetëm ata që luftuan për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por edhe nacionalistë të Ballit apo të Legalitetit dhe jo vetëm.

Historiografia komuniste jo vetëm e ka mitizuar luftën nacionalçlirimtare, por e ka mbushur edhe me mjaft gabime dhe të pavërteta. Ka një luftë të të gjithë popullit shqiptar ose të gjithë shqiptarëve antifashistë dhe pjesë e kësaj lufte është edhe lufta nacionalçlirimtare që nuk mund ta mohosh, e Ballit Kombëtar ose ballistëve, aq sa kanë luftuar, e legalistëve aq sa kanë luftuar, por edhe faktorëve të tjerë të pavarur që nuk merrnin pjesë nëpër parti”, thotë historiani Uran Butka.  

Edhe për historianin Paskal Milo ka shpesh një deformim të qëllimshëm që bëhet në lidhje me Luftën Antifashiste.

Ka një qasje të qëllimshme të gabuar shpesh herë që për të ulur prestigjin e luftës dhe udhëheqësve të luftës, duhet të jemi realistë. Luftën e udhëhoqën komunistët, aq sa e udhëhoqën. Por kjo nuk do të thotë se ishin vetëm ata. Ju thashë, ishin pakicë. Shumica e shqiptarëve nuk ishin komunistë. Ishin të paparti. Ishin nacionalistë, ishin patriotë, ishin të rinj e të reja që përqafuan idenë e antifashizmit”, thotë Milo.  

Sipas historianëve, Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila vijon të jetë një nga ngjarjet më të debatueshme përsa i përket historisë së vendit duhet të rishkruhet, por pikë së pari duhet të gjendet gjuha e dialogut mes pasardhësve të të ashtuquajturve komunistë apo ballistë, mes të majtëve dhe të djathtëve në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.