Kulturë
Mungesa e stendës “Albania” në panairin e librit në Frankfurt dhe Tetori i Librit në Tiranë
Prej shumë vjetësh stenda “Albania” mungon në Panairin më të madh në botë që organizohet çdo vit në mes të muajit tetor. Është një shpërfillje e përvitshme që shteti shqiptar i bën një ngjarjeje me përmasa botërore në fushë të kulturës. Dhe nuk bën dallim nëse është qeverisje e majtë apo e djathtë, të gjithë e kanë fshirë prej kohësh nga agjenda e tyre njërin nga detyrimet bazë që kanë për mbështetjen dhe promovimin kulturës së vendit.
Akademia suedeze mbron Nobelin në Letërsi
Anëtarët e panelit të Nobelit për Letërsinë kanë mbrojtur vendimin e tyre për t'i dhënë çmimin e këtij viti autorit polemik austriak, Peter Handke. Anëtari i komitetit Nobel Henrik Petersen tha se Handke ishte "rrënjësisht jopolitik" në shkrimet e tij dhe se mbështetja për Sllobodan Millosheviçin ishte keqkuptuar. Në jë artikull për të përditshmen suedeze “Svenska Dagblade”, Petersen shkon më tej duke e konsideruar Handke avokat të paqes.
Kosova kërkon anullimin e Nobelit të Letërsisë për Peter Handke (Letra)
Akademia e Shkencave të Kosovës i është drejtuar me një letër akademisë suedeze të ndarjes së çmimeve Nobel ku i kërkon anullimin e çmimit për shkrimtarin austriak, Peter Handke.
Prishtina thotë se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan.
Agresioni ndaj traditës - rasti i Jeruzalemit*
Kur kishte kritikë/Agresioni kinematografik i SHBA-së
Agresioni kulturor që ka ndërmarrë sot Amerika nuk është diçka e re. Nëpërmjet filmit, letërsisë, muzikës dhe arteve të tjera kjo superfuqi ka synuar të vendosë hegjemoninë e saj që në vitet ’30 të këtij shekulli, duke kërkuar të bëhet objekt referimi dhe imitimi nga të gjithë popujt e botës e duke ngritur në kult forcën dhe superheroin amerikan, - parajsën – dhe mënyrën amerikane të jetesës.
Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite
Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.
Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.
Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë
Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.
Skandali me falsifikimin e veprave të artit
Arrestimi disa ditë më parë i një piktori italian me akuzën e falsifikimit të veprave të artit është kulmi i një investigimi që përfshin disa nga muzetë, koleksionistët, tregtarët dhe shtëpitë më të famshme të ankandeve në botë.
Më 10 shtator, një piktor i panjohur, 61-vjeçari Lino Fronzia, u arrestua nga policia në veri të Italisë dhe po mbahet në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Paris për t’u marrë në pyetje nga autoritetet lokale që kanë hetuar për pesë vjet çështjen e një rrjeti ndërkombëtar të falsifikimitë të veprave të artit.
Akuza e radhës: Historiografia jonë, tmerrësisht antiosmane dhe antiturke!!!
Publicisti kosovar, Nexhmendin Spahiu shkruan së fundmi për natyrën antosmane dhe antiturke të historiografisë shqiptare. Pasi rendit disa të dhëna që sipas tij legjitimojnë këtë tezë, Spahiu thotë se përhapja e kësaj lloj historiografie u konceptua nga Aleks Buda, Arben Puto dhe Kristo Rashëri në Tiranë, për t’u përhapur nga Ali Hadri në Kosovë.
Holokausti po bëhet një fiksim për hebrejtë
Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji.